Profesoret

Profesoret

Stafi Akademik

Stafi akademik pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” përbëhet nga profesorë shqiptarë dhe italianë. Profesorët italianë janë pjesë e stafit akademik të Universiteteve italiane partnere me të cilët Universiteti bashkëpunon dhe ka firmosur marrëveshjet për lëshimin e diplomave të përbashkëta dhe të dyfishta. Profesorët e Univiversiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” nxisin dhe promovojnë përhapjen e njohurive dhe garantojnë profesionalizëm dhe cilësi në mësimdhënie.

Pranë Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" është ngritur Observatori i Sistemeve Shëndetësore të Ballkanit (OSSHB), si seksion i Qendrës Ndërkombëtare të Kërkimeve dhe Studimeve (QNKS). Observatori ka për objekt të punës së tij analizën, studimin, kërkimin dhe formimin në fushën e menaxhimit dhe të organizimit të shërbimeve shëndetësore, në mënyrë të veçantë, të sistemeve të financimit. Aktivitetet e Observatorit bashkërendohen dhe përcaktohen nga Komiteti Shkencor i përbërë nga tre anëtarë.