Profesoret

Të krijosh hapësirat në arkitekturë për të ndërtuar hapësirat e të ardhmes tënde!

Është një rrugëtim, ku figurat që të shoqërojnë drejt destinacionit final luajnë një rol thelbësor në formimin profesional. Por, kur profesorët që të ndjekin vijnë nga Firence, qyteti i simbol i trashëgimisë arkitektonike dhe kulturore, atëherë vizioni i të ardhmes nën shembullin e frymëzuar nga eksperianca e tyre është i qartë.  

Ja kush janë figurat akademike që do t’ju shoqërojnë në vitin e parë, në programin e studimit në Arkitekturë, UKZKM:

LABORATORIO DI PROGETTAZIONE DELL’ARCHITETTURA 1

MARIA GRAZIA ECCHELI Prof. me kohë të plotë e Kompozimit arkitektonik dhe urban, u diplomua në IUAV në Venecia, ku filloi karrierën e saj të mësimdhënies si studiuese. Bashkëpunoi me revistën Phalaris, si dhe në ekspozita e konferenca të Galerisë së Fondacionit Masieri, drejtuar nga Luciano Semerani.  Drejton revistën Firence Architettura. Ajo mban postin e Zëvendës Drejtorit në DIDA dhe është pedagoge në Shkollën doktorale për Arkitekturën Kishtare në Fakultetin e Teologjisë të Italisë Qendrore.

Lexo me shumë: http://www.unizkm.al/office-didattica/facolta-di-architettura/eventi-arc/1383-prof-maria-grazia-eccheli-si-racconta-agli-studenti http://www.unifi.it/p-doc2-2013-0-A-2b333a2c3729-0.html

 

 

CATERINA LISINI Diplomë në Arkitekturë në Departamentin e Projektimit të Arkitekturës, Universiteti i Firences, me vlerësim maksimal 110/110. Teza e saj është prezantuar në ekspozitën "Univercity '99". Vijoi Doktoraturën  në Projektim Arkitektonik dhe Urban, pranë Departamentit të Projektimit Arkitektonik. Pjesë e stafit akademik për lëndët: Laborator i Projektimit Arkitektonik I dhe IV (Studio Arkitekture I dhe IV ), gjithashtu është pedagoge pranë Entit Sestoidee (agjenci trajnuese në Sesto Fiorentino). Është pjesë e ekspozitave dhe konferenca të ndryshme dhe kryen edhe aktivitete kërkimore në emër të Bashkisë së Sesto Fiorentino-s. Gjithashtu kryen detyrën e mbikëqyrëses së arkivit të Insitutit të Monumenteve për Toskanën. Që nga viti 2011, Lisini është kuratore e disa ekspozitave. Që nga viti 1999, është autore dhe bashkëautore e shumë veprave, të botuar në disa revista, akteve të konferencave, konkurseve të projektimit dhe vëllime të ndryshme.

 

 

VIZATIM NË ARKITEKTURË DHE BAZAT E GJEOMETRISË DESKRIPTIVE

BARBARA ATERINI Është Prof. e Asociuar e Rilevimit dhe e Vizualizimit të ndërtesave. Anëtare e Kolegjit të Docentëve të Programit të Doktoraturës në Arkitekturë, përgjegjëse e kurrikulës në rilevim dhe vizualizim i arkitekturës dhe hapësirës. Përgjegjëse në kërkime kombëtare dhe ndërkombëtare për rilevimin dhe studimin e monumenteve. Falë studimeve të saj është arritur kodifikimi i një metode vizualizimi i projeksioneve paralele nëpërmjet një imazhi të vetëm, i njohur si “perspektiva paralele”. Autore, jo vetëm e një numri të madh artikujsh dhe esse-ve, por edhe vëllimesh, në veçanti mbi gjeometrinë deskriptive dhe aplikimeve të saj.

Lexo më shumë: http://www.unifi.it/p-doc2-2013-200002-A-3f2a3d3036292f-0.html

 

CARLO BIAGINI  Prof. i Asociuar i Vizatimit Arkitektonik, në Departamentin e Arkitekturës, në Universitetin e Firences. I diplomuar në Inxhinieri Civile, drejtimi Ndërtim, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Firences, ku kryen aktivitete hulumtuese pranë Departamentit të Inxhinierisë Civile, seksioni Projektim Ndërtesash. Merr titullin e doktoraturës “Inxhinieria e ndërtimeve dhe e territorit”, pranë Universitetit të Bolonjës. Anëtar i Kolegjit të Docentëve të Doktoraturës të Përbashkët Ndërkombëtare “Processes, Materials and Construction in Civil and Environmental Engineering and for the Protection of the Historic-Monumental Heritage”, midis Universitetit të Firences dhe  TU “Carolo Wilhelmina” zu Braunschweig. Pjesë e DIDA e Universitetit të Firences, ku merr pjesë në njësinë kërkimore “GRID”, dhe në fushën e vizualizimit të arkitekturës, të Building Information Modeling (BIM) dhe rilevimit të ndërtesave.

Lexo më shumë: http://www.unifi.it/p-doc2-2016-200006-B-3f2a3d3039292e-0.html 

 

ANALIZA E TERRITORIT DHE E NGULIMEVE

ELENA TARSI Docente dhe PhD në Projektim Urbanistik dhe Territorial. Bashkëpunon me LabPSM – Laboratori Qyteti dhe Territori në shtetet jugore- e koordinuar prej Prof. Raffaele Paloscia. Kërkimi i shkencor i saj ka të bëjë me dinamikat e formimit dhe transformimit të qyteteve te Amerikës Latine, me eksperienca të ndryshme pune dhe kërkimore në shumë shtete. Është thelluar në tematikat e përjashtimit urban, qytetit informal, politikave të rikualifikimit urban, ambiental dhe të gjithëpërfshirjes sociale. Aktualisht është hulumtuese post-doktoraturë pranë Centro de Estudos Sociais dell’Università di Coimbra.

Lexo më shumë: http://www.unifi.it/p-doc2-2016-0-A-2c2a3929372d-1.html

GRAFIKA DIXHITALE

GIORGIO VERDIANI Docent i lëndëve të vizatimit që prej vitit 2000 në universitetin e Firences dhe në institucionet e tjera. Nga viti 2006 është aktiv në shumë konferenca ndërkombëtare dedikuar trashëgimisë kulturore. Drejton Laboratorin Informatik të Arkitekturës dhe është koordinator i sistemit laboratorik DIDALABS. Është i specializuar në rilevimin dixhital me skaner lazer 3D dhe teknologji fotogrametike. Zotëron kompetenca të veçanta në përdorimin e grafikës kompjuterike për arkitekturën, për monumentet e kulturës dhe disiplinat e dizajnit industrial. Aktiv në fushën e rilevimit dixhital, është përgjegjes teknik dhe shkencor i mbi njëqind fushatave të rilevimit në gjithë Italinë dhe Europën, duke sjellë rezultatet e kërkimeve në vëmendjen e komunitetit shkencor ndërkombëtar, si dhe është anëtar i qendrave të rëndësishme shkencore.


Lexo më shumë: http://www.unifi.it/p-doc2-2013-200002-V-3f2a3d3134302d.html  

 MATERIALI ED ELEMENTI COSTRUTTIVI DELL’ARCHITETTURA

ANTONIO LAURIA Prof. i lëndëve “ Materialet dhe Elementët e Ndërtimit” dhe “ Laboratori i Teknologjisë për Arkitekturën”. Zhvillon hulumtime pranë Qendrës së Kërkimeve “Florence Accessibility Lab – Accessibilità al Patrimonio Culturale & Sviluppo Umano” dhe Qendrës Universitare TESIS.  Hulumtimi shtrihet veçanërisht në dy fusha studimi: Human Centered Design dhe kultura teknologjike e projektimit. Koordinon aktivitetet dhe është përgjegjës për kurrikulën e Teknologjisë të Arkitekturës, në doktoraturën e Arkitekturës, së Universitetit të Firences. (shiko: http://www.dida.unifi.it/vp-261-tecnologie-dell-architettura.html). Është autor i publikimeve të ndryshme dhe është aktiv në shumë konferenca.

Lexo më shumë: http://www.unifi.it/p-doc2-2013-200002-L-3f2a3d2f36272c-0.html 

 

FABIO VALLI  Mban titullin PhD në Teknologjinë e Arkitekturës dhe Dizajnit në Universitetin e Studimeve të Firences. Tema kërkimore e tezës së tij lidhet me menaxhimin e qendrueshëm të burimeve ujore në fushën urbane, posaçërisht sistemet e dyshemeve të depërtueshme. Ai zhvillon lëndën  " Teknologjia për Arkitekturën dhe Materialet dhe Elementët e Ndërtimit" në Fakultetin e Arkitekturës, Universiteti i Firences. Mbajtës i patentës DOLLY, sistem modular për realizimin e nënshtresave rrugore të stratifikuara dhe të bashkuara me mekanizma. Ai është autor i shumë botimeve dhe merr pjesë në konferenca dhe seminare të ndryshme.

HISTORIA E ARKITEKTURËS I

FERRUCCIO CANALI Kërkues shkencor i “Historisë së Arkitekturës”, pranë Fakultetit të Arkitekturës së Firences. U diplomua në Arkitekturë dhe Letërsi dhe Filozofi pranë UniFi, ku ka marrë edhe titullin e doktoraturës në “ Historia e Arkitekturës dhe Urbanistikës”. Që prej vitit 2000, është docent pranë Departamentit të Arkitekturës DIDA, pas eksperiencave didaktike pranë Universitetit të Kamerino-s (Fakulteti i Arkitekturës i Askoli Piçeno-s), Universitetit të Bolonjës (Fakulteti i Arkitekturës në Çezena), si dhe pranë Fakultetit të Arkitekturës të Xhenovas. Për një periudhë të gjatë ka qenë përgjegjës i katedrës së “Teoritë dhe Historia e Restaurimit”, e “Historia e Arkitekturës I” dhe që prej vitit 2010 i “Historia e Arkitekturës dhe i qytetit bashkëkohor”. Kërkimet e tij mbi historinë janë gjithnjë të lidhura ngushtë me problemet e mbrojtjes dhe ruajtjes së arkitekturës, qytetit dhe peisazheve bashkëkohore.

Lexo më shumë: http://www.unifi.it/p-doc2-2015-0-A-2b333c2c3427-0.html

 

 VIRGILIO CARMINE GALATI Diplomuar në Arkitekturë, në sektorin “ Mbrojtja dhe Rikuperimi i trashëgimisë historiko- arkitektonike” dhe PhD në “Historia e Arkitekturës dhe Urbanistikës”, pranë Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Firences. Bashkëthemelues i Shoqërisë së Studimeve Fiorentine, anëtar i Këshillit Drejtues të saj, ku ka mbuluar edhe rolin e Presidentit të kësaj shoqërie. Kryen aktivitete të kërkimit shkencor si përgjegjës i lëndës “Historia e Arkitekturës”, pranë DIDA të Firences, pas eksperiencave si Tutor pranë Katedrës së Teorisë dhe Historisë të Restaurimit, Katedrës së Laboratorit të Restaurimit Arkitektonik dhe docent me kohë të pjesshme i “Rilevimi dhe Historia e elementëve ndërtimorë të monumenteve”, pranë Fakultetit të Arkitekturës së Bolonjës- Dega e Çezenës. Autor i studimeve dhe publikimeve të ndryshme dhe profesionist i pavaruar.

Lexo më shumë: http://unifi.academia.edu/VirgilioCGalatiArchitetto