Profesoret

 

Koncepti START UP*, po bën bujë vitet e fundit në botën e ekonomisë. Bizneset që kanë në bazë krijimtarinë, por edhe fitimin e menjëhershëm janë sot më të dëshiruarat, sidomos nga të rinjtë. Facebook –u është një ndër këto biznese dhe që llogarit përfitime marramendëse.
Në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Fakulteti Ekonomik synon t’i përgatisë studentët për të hyrë në tregun e punës menjëherë pasi të dalin nga auditorët. Gati, gati mund të ngjajë utopi, por qëllimi është nxitja dhe kultivimi i talentit të të rinjëve për të sjellë risi në ekonominë e një vendi në zhvillim si Shqipëria. Nga ana tjetër, me formimin që studenti merr në UKZKM, mund të kontribuojë në ekonomitë e zhvilluara perëndimore.
Profesori energjik Mauro Bisceglia, vjen nga Universiteti i Barit Aldo Moro dhe në Fakultetin e Ekonomisë UKZKM jep lëndën e Matematikës Financiare. Ai stimulon çdo ditë studentët për të hyrë në treg 360 gradë në të ardhmen.

Cili është modeli i ekonomistit që formon Universiteti yne?

Universiteti ynë, përdor termin “ynë” pasi është i tillë, në bashkëpunim me universitete të tjera italiane po realizon një projekt unik dhe të veçantë në këtë vend. Në veçanti programi i studimit në Ekonomi Ndërrmarrje, ku unë jap kontributin tim modest, iu ofron studentëve të njëjtin model formimi, ashtu si atyre në Itali. Sipas këtij koncepti, studentët e diplomuar pranë UKZKM-së do të jenë të përgatitur të operojnë në tregun shqiptar, por edhe më gjerë, si në Ballkan dhe në Europë. Pra, ne formojmë profesionistë të aftë për të sjellë risi në një vend në zhvillim. Ne angazhohemi me të gjithë ata studentë që duan të nxjerrin në pah vlerat e tyre , që iu pëlqën sfida, përballja dhe dija. Studentët janë terreni më i mirë për të mbjellë njohuri. Kjo jep rezultat të shkëlqyer dhe sjell edhe krijimin e profesionistëve, sipas modeleve të përfituara në universitet. Universiteti përkujdeset si për formimin profesional dhe atë personal të studentëve. Ky është një binom strategjik për brezat që do të kontribuojnë për zhvillimin e vendit, për nga pikëpamja ekonomike dhe ajo kulturore.

Si e shikoni tregun për studentet në të ardhmen?

Studenti i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” fiton aftësi dhe elasticitet duke qenë gati për të operuar në treg 360 gradë. Kjo, falë përballjes së ideve me profesorët italianë. Dega e Ekonomi Ndërmarrjeje ofron njohuritë e duhura për të eksploruar fusha të ndryshme profesionale, si ajo e shërbimeve, tregtare, financiare dhe industriale.
Modelet e ndryshme të studiuara i përgatisin të rinjtë për t’u përshtatur me tregun e punës, menjëherë pas universitetit, me një probabilitet të lartë suksesi.
Kujtoj pyetjen e një studenteje e cila kërkonte se si mund të matet risku emocional përgjatë një interviste pune, me të njëjtët tregues që përdorim për të matur riskun financiar.
Kjo tregon potencialin e studentëve dhe mundësitë e panumërta në tregun e punës dhe krijimin e strategjive Start Up për zhvillimin ekonomik, financiar, shkencor dhe kulturor në vendin e tyre.

Në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” kemi studentë shqiptarë, italianë dhe të vendeve të tjera, sakaq profesorët janë kryesisht italianë. A janë efikase metodat e mësimdhënies për tregun shqiptar?

Programi i studimit në Ekonomi Ndërmarrjeje përbëhet kryesisht nga studentë shqiptarë, por kjo nuk ndryshon përqasjen që kemi me ta dhe nuk besojmë se është e nevojshme për të bërë ndryshime në modelet që ne u japim, pasi ato janë efikase për studentët dhe për territorin ku ata jetojnë.
Për shembull, çdo farë që mbillet, kur rritet sjell me vete karakteristika që e dallojnë atë. Këto karakteristika janë subjekt i ndryshimeve dhe përshtatjes në marrëdhënie me territorin, me shkallën e lagështisë, klimës dhe në bazë të përkujdesjes që ka marrë, nga bima çelin lule të ndryshme. I njëjti proçes zhvillimi ndodh edhe në modelet e mësimdhënies, që ne ua trasmetojmë studentëve tanë shqiptarë.

Profesor Bisceglia, ka ndonjë dallim mes studentëve shqiptarë dhe atyre italiane?

Si në të gjitha fushat, pasi është e pashmangshme të mos gjesh dallime, por janë të parëndësishme. Eshtë me vlerë të përmendet kurioziteti që i dallon studentët shqiptarë, dhe është vullnet i admirueshëm dhe i jashtëzakonshëm. Studentët të cilët janë kurioz, janë ata studentë që kanë potencial dhe duhet t’i inkurajojmë gjithnjë e më shumë.

Si është për Ju kjo eksperiencë në Shqipëri?

Është një mision që vazhdoj ta bëj prej më shumë se dhjetë vjetësh, i vetëdijshëm se duke dhënë, marrë shumë nga studentët, të cilët edhe i falenderoj shumë për këtë gjë.

* Në ekonomi, termi “start up” identifikohet si: një biznes i ri si formë e organizimi të përkohshëm apo një kompani ose shoqëri në kërkim për një modeli biznesi përsëritës.

Curriculum:  http://www.uniba.it/docenti/bisceglia-mauro