Profesoret

“Jam shumë kërkues, por edhe jap shumë!” Kështu e përkufizon veten në aspektin profesional, profesori Roberto Bologna. I sapoardhur pranë Programit të Arkitekturës në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Prof. Bolonga është një emër i rëndësishëm në fushën kërkimore në Teknologjinë për Arkitekturën në Itali.
Prof. Roberto Bologna e ka nisur mësimdhënien në fushën e teknologjisë për arkitekturën që në vitin 1995. Prej atëherë, pjesën më të madhe të viteve i ka kaluar në Universitetin e Firenzes, ku është mjaft i njohur edhe për zhvillimin, në bashkëpunim me studentët, të projekteve të rëndësishme. Projekti më i fundit ku Prof. Roberto Bolognan dhe grupi i tij i punës morën pjesë dhe fituan është Building Trust International - Camboo Festival.
http://www.dida.unifi.it/vp-607-building-trust-international-camboo-festival.html

Një strukturë e ndërtuar me bambu ishte risia- sfidë që arkitekti solli në kuadër të këtij konkursi ndërkombëtar, si model i ndërtësave në të ardhmen. Konkursi sfidoi arkitekte, designers dhe inxhiniere qe sollen zgjidhje projektuale per te krijuar horizonte te reja te formave te ndertesave me bambu ne te gjithe boten.

“Më pëlqen që studentët e mi t’i përfshijë në projekte, në konkurse të ndryshme, që mendoj se janë shumë stimulues, disiplinues dhe produktiv gjatë karrierës së studentit. Më pëlqen të bashkëpunojë me studentet. Gjatë kohës që unë isha student në Universitetin e Firenzes kisha një profesor, që më ndoqi edhe gjatë temës së diplomes, Stefano Chieti. Ai gjithnjë me ftonte të bashkëpunoja në projekte, madje më linte dorë të lirë. Të njëjtën synim kam dhe unë me studentët e mi.”

Prof.Bologna duke diskutuar projektet e studenteve te vitit te dyte

Prof. Roberto Bologna shprehet se edhe sot do të zgjidhte sërish të bëhej arkitekt, pasi sipas tij është një profesion dinamik.
Në ditët e para të mësimdhënies pranë Degës së Arkitekturës në UNI.K.ZKM, atij i ka bërë përshtypje mjaft pozitive jeta e brendshme studentore në kampus. Aktualisht Prof. Bologna drejton dy kurse tek studentët e arkitekturës: Laboratori i Teknologjisë për Arkitekturën dhe Materialet dhe Elementët e Ndërtimit.

Roberto Bologna është anëtar aktiv i rrjeteve të ndryshme në fushën kërkimore e teknologjisë për arkitekturën.

http://www.dida.unifi.it/p-doc2-2016-200002-B-3f2a3d2f35282f-0.html