Organigrama

Senati Akademik i Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" është organ kolegjial i përbërë nga Rektori, Zëvendës Rektorët, Drejtori i Përgjithshëm, Drejtor i Aktiviteteve Mësimore, Dekanët, një përfaqësues i personelit akademik dhe hulumtues, i deleguar nga Rektori, një përfaqësues i studentëve si dhe pesë anëtarë të emëruar nga Këshilli Administrues. Senati Akademik promovon bashkëpunimin me universitete të tjera, me qendra kulturore, kërkimore dhe siguron ndërlidhjen e vazhdueshme me institucione të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare.