Organigrama

Curriculum Vitae Prof. Bruno Giardina

Vendlindja Palermo, më 17 qershor 1945.

Diplomohet në Kimi (dega: Kimi-Fizikë) në vitin 1969 pranë Universitetit të Romës "La Sapienza" dhe ndërmerr karrierën akademike si asistent profesor i lëndës Biologji Molekulare në Fakultetin e Shkencave të Matematikës, Fizikës dhe Natyrore të Universitetit të Camerino-s.

Në vitin 1971 merr detyrën e titullarit të mësimdhënies së Biologjisë Molekulare në Fakultetin e Farmacisë në të njëjtin Universitet. Në vitin 1974 ushtron detyrën e Profesorit të Kimisë në Fakultetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë pranë Universitetit të Romës "La Sapienza" dhe të Profesorit të Biokimisë së Përgjithshme dhe të Aplikuar në Shkollën e Specializimit të Mjekësisë Sportive "La Sapienza".

Nga 1980 deri në 1982 - Profesor i Kimisë Biologjike në Fakultetin e Shkencave të Matematikës, Fizikës dhe Natyrore të Universitetit të Cagliari-t.

Nga 1983 deri në 1984 - Profesor i Biokimisë së Aplikuar në Fakultetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë i Universitetit “Tor Vergata”.

Nga viti 1985 - Profesor i Kimisë dhe propedeutikës biokimike si dhe Drejtor i Departamentit të Mjekësisë Eksperimentale dhe të Shkencave Biokimike të Universitetit "Tor Vergata".

Nga 1991 deri në 2015 - Profesor i Biokimisë dhe Koordinator i Ciklit të Integruar të  Biokimisë në Fakultetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë pranë Universitetit Katolik “Sacro Cuore” në Romë.

Nga 1993 deri në 2015 - Drejtor i Seksionit të Romës i Institutit “CNR” për studimin e Kimisë së Njohjes Molekulare. Nga i njëjti vit - Drejtor i Laboratorit të Analizës së I-rë i Spitalit “Policlinico Gemelli”.

Nga 2004 deri në 2015 - Drejtor i Departamentit të Mjekësisë Laboratorike pranë Spitalit “Policlinico Gemelli” në Romë dhe Drejtor i Shkollës së  Specializimit në Biokimi dhe Biokimi Klinike.

Nga 2006 deri në 2009 – Anëtar i Bordit Drejtues Administrativ dhe anëtar i Bordit Drejtues të Universitetit Katolik “Sacro Cuore”.

Nga 2010 deri në 2015 - I Deleguari i Rektorit për koordinimin dhe Promovimin e Kërkimit Shkencor në Universitetin Katolik “Sacro Cuore”.

Nga 2013 deri në 2015 - President i Shoqatës Italiane të Biokimisë dhe Biologjisë Molekulare.

Prej 1 tetorit 2014 deri mësot - Rektor i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, Shqipëri.

Krahas karrierës akademike, Profesor Giardina ka zhvilluar një aktivitet intensiv në fushën e kërkimit shkencor që dokumentohet në më shumë se 480 botime në revista të kualifikuara ndërkombëtare.

H - index = 38 (Burimi: ISI WEB OF KNOWLEDGE)

Interesat aktualë shkencorë të Profesorit mund të përmblidhen si më poshtë:

  • Bazat kimiko-fizike të rregullimit biologjik në nivel molekular.
  • Vetitë strukturore dhe funksionale të eritrociteve njerëzore në kushte fiziologjikepatologjike.
  • Studime spektroskopike në qeliza individuale (Microspettro-fotometria).
  • Aplikimi i teknikave të shpejta kinetike në studimin e mekanizmave të reagimit të makromolekulave biologjike(Stopped flow; Flash Photolysis; T- Jump).
  • Antitrupat monoklonalë si tregues të mundshëm biologjik (biosensorë, etj.).
  • Aktiviteti biokimik i barnave në organe “in toto” (zemra, mëlçia) dhe në qeliza të izoluara.
  • Hemoglobinat kimikisht të modifikuara si zëvendësuese potenziale të gjakut.
  • Proteinat e transportit të oksigjenit (hemoglobina, hemocionina, etj.): përshtatja molekulare në kushte estreme të jetës.
  • Radikalët e oksigjenit dhe efektet e tyre biologjike.
  • Spektroskopia “NMR” e aplikuar në kërkimet shkencore kimike dhe metabolike.