Organigrama

Pranë Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" është ngritur Observatori i Sistemeve Shëndetësore të Ballkanit (OSSHB), si seksion i Qendres Ndërkombëtare të Kërkimeve dhe Studimeve (QNKS). Observatori ka për objekt të punës së tij analizën, studimin, kërkimin dhe formimin në fushën e menaxhimit dhe të organizimit te shërbimeve shëndetësore, në mënyre të veçante, të sistemeve të financimit. Aktivitetet e Observatorit bashkërendohen dhe përcaktohen nga Komiteti Shkencor i përbërë nga tre anëtare.