Rektori

Curriculum Vitae Prof. Bruno Giardina
Vendlindja Palermo, më 17 qershor 1945.
Diplomohet në Kimi (dega: Kimi-Fizikë) në vitin 1969 pranë Universitetit të Romës "La Sapienza" dhe ndërmerr karrierën akademike si asistent profesor i lëndës Biologji Molekulare në Fakultetin e Shkencave të Matematikës, Fizikës dhe Natyrore të Universitetit të Camerino-s.
Në vitin 1971 merr detyrën e titullarit të mësimdhënies së Biologjisë Molekulare në Fakultetin e Farmacisë në të njëjtin Universitet. Në vitin 1974 ushtron detyrën e Profesorit të Kimisë në Fakultetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë pranë Universitetit të Romës "La Sapienza" dhe të Profesorit të Biokimisë së Përgjithshme dhe të Aplikuar në Shkollën e Specializimit të Mjekësisë Sportive "La Sapienza".