Misioni

Misioni

Misioni

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, sipas frymës së Themeluesit të tij, ndihmon në zhvillimin e arsimit universitar, të kërkimit shkencor dhe të formimit të vazhdueshëm, me qëllim që të përgatisë të diplomuar, ekspertë dhe specialistë të nivelit evropian, të formuar sipas vlerave më të mira morale, të aftë të ndihmojnë në zhvillimin material dhe shpirtëror të shoqërisë.

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” i përmbush këto detyra nëpërmjet një arsimi të nivelit më të lartë universitar, një qasjeje edukuese të bazuar mbi standartet më të përditësuara dhe më të larta të mësimdhënies dhe të inspiruar nga parimet e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike, në veçanti mbi respektin e të drejtave themelore të njeriut, të barazisë mes anëtarëve të shoqërisë, etnive të ndryshme, besimeve fetare dhe kombësive, sipas një koncepti të shkencës në shërbim të njeriut dhe të bashkëjetesës së paqtë shoqërore.