Auditorë

Klasat e Universitetit janë të vendosura në ndërtesa të ndryshme brenda Kampusit Universitar në rrugën “Dritan Hoxha”, Tiranë. Studentët e Programeve të Studimit të Stomatologjisë dhe Mjekësisë i zhvillojnë leksionet e tyre në pjesën qëndrore të Universitetit Godina e Kuqe. Studentët e Programeve të Studimit në Farmaci dhe Ekonomi Ndërmarrjeje i zhvillojnë leksionet e tyre në pjesën qëndrore të Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”. Studentët e Programeve të Studimit në Fizioterapi dhe Infermieristikë i zhvillojnë leksionet në pjesën qëndrore të Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe në Godinën e Gjelbër. Studentët e regjistruar në Programin e Studimit Infermieristikë me Seli në Elbasan, i zhvillojnë veprimtaritë e tyre mësimore në godinën qëndrore në Elbasan, rruga “11 Nëntori”.