Sport dhe Kulturë

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” përveç nxitjes së objektivave në realizimin e planit mësimor nxit edhe aktivitete kulturore e sportive për argëtimin e studentëve. Në maj të vitit 2014 u përurua fusha e sportit në ambientetet e Kampusit Universitar për organizimin e aktiviteteve të ndryshme vjetore. Nga kjo datë, me iniciativën e studentëve është organizuar turneu i futbollit për meshkuj dhe i volejbollit për femra, ku u dalluan përveç argëtimt dhe lojës, ndërtimi i miqësive dhe mardhënieve të reja mes studentëve. Për organizimin dhe koordinimin e orareve në fushën e sportit, studentët kanë krijuar një faqe facebook-u.