Sport dhe Kulturë

Komedia Hyjnore nga një tjetër këndvështrim

Profesori i modeleve matematikore dhe statistikore pranë Universitetit të Tuscia-s, në Viterbo, Antonino Scarelli prezantoi në Universitetin Katolik “Zoja e Këshilli të Mirë” vëllimin Të vërtetat shkencore në “Komedia Hyjnore” e Dante Alighieri-t.

Në ambjentet e Aula Magna-s, profesori italian i matematikës referoi mbi studimin alternativ që i ka bërë veprës së Alighieri-t. Sipas Scarelli-t, kryevepra “Komedia Hyjnore” përmban referime mbi matematikën, gjeometrinë dhe astronominë.