Ish Studente

Me dekret nr. 407 datë 25 korrik 2013, të Rektorit Prof. Paolo Ruatti, u themelua zyrtarisht Shoqata e të Diplomuarve pranë Universitetik Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, jofitimprurëse dhe ka për qëllim: të ruajë marrëdhënie të ndërsjella miqësie, krijuar gjatë periudhës Universitare dhe të rrisë ndjenjën e solidaritetit moral dhe material midis anëtarëve; të mbështesë Universitetin në arritjen e politikave institucionale; të përhapë vlerat etike të Universitetit në botën e punës dhe të profesioneve; të bashkëpunojë me Universitetin për të ndihmuar të diplomuarit dhe studentët në rrugën e tyre drejt karrierës; të krijojë mundësi për arsimin e vazhdueshëm me karakter kulturor, fetar dhe profesional.

Këshilli i shoqatës është i përbërë nga:

Ermal Pashaj, President

Padre Franco Sartori, i deleguari i Rektorit

Enkelejda Gjini, anëtare

Anisa Murataj, anëtare

Ilvi Begolli, anëtar

Pranvera Doci, anëtare

Marilena Pascale, anëtare

 Numri i të diplomuarve në Universitetin Katolik ZKM bën të mundur krijimin e Shoqatës dhe kjo ngjarje do të ndihmojë për të forcuar marrëdhëniet tona dhe të angazhohemi për të dhënë një kontribut më të madh në përmirësimin e shoqërisë civile, duke zbatuar të gjitha ato dije dhe vlera që kanë marrë në Universitet falë mësimdhënies dhe shkencës pa harruar vlerat morale.