Ish Studente

Nga student i mjekësisë në UNIZKM, në specializant kardiokirurgjie në Gjermani. Juxhin Ganellari është një tjetër rast suksesi i Universitetit Katolik “Zoja e Këshilllit të Mirë”.

28 vjeçari nga Korça përfundoi studimet me rezultate maksimale në vitin 2013 dhe pas një periudhe punësimi dy-vjeçare në një prej spitaleve më të mirë të Shqipërisë, zhvendoset në shtetin gjerman. Falë diplomës, që njihet në mbarë Europën, Juxhin Ganellari filloi specializimin pranë Qendrës Spitalore Universitare të Kardiokirurgjisë dhe Diabetit në Bad Oeynhausen, një ndër spitalet e ekselencës në transplantet e zemrës (Herz- und Diabeteszentrum NRW Bad Oeynhausen Universitätsklinik der Ruhr-Universität Bochum).

Kardiokirurgut të ardhshëm, i pëlqën të kujtojë se tema e tij e diplomës, ku gjeti mbështetjen e Prof. Dr. Antonio Pellegrino u publikua nga International Journal of Clinical of Cardiology.

“Aktualisht po kryej vitin e dytë të specializimit. Ambicja ime është të bëhem një kardiokirurg i njohur dhe në të ardhmen të kthehem në UNIZKM për të dhënë kontributin tim”- shprehet ish studenti i Fakultetit të Mjekësisë.