Ish Studente

Vjosana Hanko, ish studente e Infermieristikës në UKZKM është e punësuara e parë në Qendrën Spitalore Universitare Schlesëig-Holstein, falë marrëveshjes së bashkëpunimit me Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Duke përgëzuar ish studenten tonë të Infermieristikës, ju bëjmë me dije se në proçes të plotësimit të dokumentacionit për punësim në Gjermani janë edhe tre ish studentë të tjerë.
Aktualisht, pranë Qendrës së Gjuhëve ZKM janë aktive 4 grupe kursantësh të gjuhës gjermane. Regjistrimet janë të hapura për cilindo student apo të diplomuar të Infermieristikës ZKM, që kanë interes për këtë mundësi punësimi në shtetin gjerman.
Ndërkohë që kurset e gjermanishtes janë të hapura për të gjithë.