Ish Studente

Rasti i Elisenko Sutit është ai i një të riu, që ka bërë zgjedhjen e duhur! U formua pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Programin e Studimit të Fizioterapisë. Në nëntor të vitit 2014, Elisenko përfundoi studimet dhe u diplomua me maksimumin e notave 110/110.

 

Vetëm një muaj më pas, ai u punësua në Qendrën e Rehabilitimit "Gli Angeli di Padre Pio", në Itali.

Në këtë qendër, i diplomuari UKZKM është zëvendës/koordinator dhe tutor i praktikës formuese për studentët e fizioterapisë të Universitetit të Foxhias.

“Profesioni i fizioterapistit është mision. Pacientët kanë nevojë për përkushtim, buzeqeshje dhe fjalë të embla. Prandaj, të jesh një profesionist i vërtëtë do të thotë të vihesh plotësisht në shërbim të pacientëve. Rastet klinike me të cilat përballem janë shpeshherë të vështira, si përshembull: dëmtime të palcës kurrizore, sklerozë multipla, raste ortopedike të zonës lombare dhe cervikale”.

I riu me origjinë nga Tropoja, punën e quan mision dhe tregon se jeta e tij ka ndryshuar pozitivisht, duke realizuar endrrat që mbartte prej periudhës universitare: “ Si student, kujtimet e larmishme të jetës universitare lidhen me krijimin e miqësive të reja, ethet e provimeve, bashkëbisedimet me profesorët, të cilëve edhe sot iu jam mirënjohës për kontributin jo vetëm si profesionistë, por edhe si edukatorë humanë.
Për formimin e shkëlqyer që përfitova gjatë studimeve, Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” do e zgjidhja përsëri”.