Kurse Gjuhe

Afro 100 të rinj po studiojnë këto ditë gushti gjuhën italiane pranë Qendrës Universitare të Gjuhëve “Zoja e Këshillit të Mirë”. Studimi i gjuhës italiane në të gjithë nivelet nga A1 deri tek C1 zhvillohet në mënyrë intensive gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator. Përgjatë vitit, kurset vazhdojnë pandërprerje.

Leksionet e gjuhës zhvillohen nga profesori Stefano Maria Franchi i Universitetit Sacro Cuore të Milanos. Prania e profesorëve italianë lehtëson përvetësimin e gjuhës, ndërkohë i jepet përparësi termave shkencorë të mjekësisë, ekonomisë, arkitekturës dhe farmacisë.

Qendra Universitare e Gjuhëve “Zoja e Këshillit të Mirë” ofron përgjatë të gjithë vitit jo vetëm kurse të gjuhës italiane, por edhe kurse të gjuhës gjermane, angleze dhe shqip për të huajt. Qendra lëshon çertifikata ndërkombëtare, ndër të cilat Cambridge English në të gjithe nivelet e saj.  

Për më shumë informacione mbi kurset, kontaktoni Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.