Kurse Gjuhe

Zyra e Orientimit të Karrierës në bashkëpunimm me Qendrën Universitare të Gjuhëve ZKM njofton të gjithë të diplomuarit dhe studentët në prag të diplomimit, për mundësinë e punësimit në Qendrën Spitalore Universitare “Schlesweig-Holstein” në Gjermani. Qendra e dytë më e madhe spitalore në Gjermani ka zgjedhur të bashkëpunojë me universitetin tonë për punësimin e studentëve të Infermieristikës. Shërbimet shëndetësore të qendrës “Schlesweig-Holstein” janë të përqëndruara në Lubeck e Kiel. Ofrohet mundësia për të patur një kontratë afatgjatë punësimi.
Për këtë mundësi punësimi, kriteri kryesor është njohja e gjuhës gjermane, duke nisur nga niveli B1. Për të gjithë të interesuarit, pranë Qendrës Universitare të Gjuhëve ZKM, prej datës 23 Tetor nisin kurset e gjuhës gjermane të të gjithë niveleve. Pala gjermane do të subvencionojë kurset, duke nisur nga niveli B1.
Janë të ftuar të gjithë të interesuarit të paraqiten pranë Qendrës së Gjuhëve ZKM për t’u regjistruar.