Kërkime Shkencore

“Edukimi Global dhe Multikulturalizmi”

Universiteti “Aleksandër Moisiu” - Durrës & Shoqata “Psikologët Shqiptarë” – Shqipëri


Me datën 4 Maj 2018 në Universitetin “Aleksandër Moisiu” – Durrës, është zhvilluar Konferenca e IV Shencore Kombëtare me titull: “Edukimi Global dhe Multikulturalizmi”. 
Nga stafi i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në këtë konferencë morën pjesë: Dr. Natalina Hoti, Drejtoreshë e Qendrës Universitare të Gjuhëve me të njëjtin emër, ku paraqiti kumtesën me titull: “Multikulturalizmi në shoqëritë komplekse, një lexim teoriko-filozofik” dhe Msc. Elona Mëhilli (Kolaj), pedagoge e Gjuhës Angleze me kumtesën me titull: “Ndikimi i Globalizimit në arsimin në Shqipëri”.