Evente/Lajme

TRAJNIM PËR PUNONJËSIT ARSIMORË

26-27 MAJ 2018

Përdorimi i TIK-ut në zhvillimin profesional të mësuesit të Gjuhës së Huaj

Ky modul do të paraqesë përdorimin e TIK-ut në mësimdhënien e Gjuhës së Huaj duke vënë në dukje vlerat e tij, marrëdhënien e nxënësit me kompjuterin dhe zhvillimin e arsyetimit dhe të menduarit.

Ky modul parashikon jo vetëm pjesën teorike të paraqitur me profesionalizëm të lartë nga Prof. Shpresa Delija, eksperte në trajnimin e mësuesve, por edhe testime dhe vlerësime praktike në lidhje me tematikën e trajtuar.