Evente/Lajme

Aktiviteti “Një ditë në Universitet” i organizuar nga Qendra Universitare e Gjuhëve e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të mirë” mirëpriti në datat 19 dhe 20 Prill 2018 nxënësit e shkollës 9- vjeçare jopublike të Durrësit, “Vinçenc Prendushi”.

Nxënësit u njohën fillimisht me programet dhe veprimtarinë e Qendrës Universitare të Gjuhëve ZKM. Drejtorja e kësaj strukture e UKZKM-së, Natalina Hoti u prezantoi objektivat e përgjithshme të Qendrës së Gjuhëve dhe u shpjegoi të rinjve në detaje programin e gjuhëve në të gjitha Fakultetet dhe veprimtarinë extrakurrikulare të saj. Në sajë të një marrëveshje bilaterale mes Universitetit të Cambridge dhe Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të mirë”, Qendra e Gjuhëve jep Çertifikatën Ndërkombëtare CAMBRIDGE ENGLISH në të gjitha nivelet evropiane për gjuhët.

 Kjo veprimtari e kthyer tanimë në traditë, u lejon nxënësve të njihen edhe me organizimin e universitetit dhe programet e ndryshme të studimit. Gjithashtu, ata vizituan Kampusin Universitar, Klinikën e Odontoiatrisë dhe Qendrën e Fizioterapisë.