Evente/Lajme

 

Ndarja nga jeta e Prof. Inis Krajës preku nga afër edhe Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, ku ajo ka qenë pedagoge e Gjuhës Angleze për gati 10 vite akademike. Profesoreshë Inisi është shquar gjithmonë për profesionalizëm të lartë dhe përkushtim në mësimdhënie deri në momentet e fundit të jetës së saj.

Asaj i shkon gjithë mirënjohja e Universitetit Katolik  dhe në veçanti e studentëve që e kujtojnë me respekt dhe dashamirësi. Ngushëllimet më të thella për familjarët.