Evente/Lajme

Studentët e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” janë ndër më të kërkuarit në tregun e punës. Por, përveç sipërmarrjeve që operojnë në tregun shqiptar, vitet e fundit janë kompanitë e mëdha evropiane, në veçanti ato gjermane që parapëlqejnë shpeshherë të përzgjedhin stafin e tyre midis të diplomuarve UKZKM.
Në kuadër të kërkesës në rritje për profesionistë dhe për të formuar të rinj të kualifikur dhe të përgatitur, Qendra Universitare e Gjuhëve “Zoja e Këshillit të Mirë, vijon takimet me institucione publike dhe private, kombëtare dhe ndërkombëtare.
I tillë ishte takimi i realizuar midis Drejtorit të Qendrës Universitare e Gjuhëve ZKM, Dr. Natalina Hoti dhe Drejtorit të Institutit Goethe-Zentrum në Tiranë, znj. Petra-Behlke Campos.
Biseda u përqëndrua rreth mundësive dhe lehtësimeve në administrimin e çertifikatës ndërkombëtare të gjuhës gjermane për studentët e UKZKM, nga ky institut.