Evente/Lajme

Në vijimësi të takimit të Infermierëve të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” me përfaqësues të Qendrës Spitalore Universitare Schlesëig-Holstein, të Lübeck (Gjermani), Sebastian Hupfeld vizitoi këto ditë Qendrën Universitare të Gjuhëve “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe ambjentet universitare. Gjatë vizitës ai u takua me Drejtoreshën e Qendrës Universitare të Gjuhëve ZKM, Dr. Natalina Hoti për të diskutuar në lidhje me strukturën e kurseve të Gjuhës Gjermane dhe specifikën e saj në fushën mjekësore si edhe me Përgjegjësen e Zyrës së Orientimit të Punës dhe të Studimeve (Job placement) Silvana Skënderi, e cila ndjek procesin e orientimit në tregun e punës të studentëve dhe të diplomuarve pranë UKZKM.