Evente/Lajme

ELTA (English Language Teachers’ Association) në bashkëpunim me Qendrën Universitare të Gjuhëve (CLA NSBC) të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, si edhe institucione të tjera akademike, organizuan konferencën kombëtare me temë: “From the English Classroom to Real-life Challenges and Careers”.
Mbi 180 mësues të gjuhës angleze morën pjesë në këtë konferencë, që u zhvillua pranë UKZKM-së, nga data 28-29 Prill 2017.
Mësuesit pjesëmarrës vinin jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vende të tjera si: Serbia, Maqedonia, Kosova, Greqia, SHBA-të, Britania dhe Sllovenia.
Në ceremoninë e hapjes së konferencës, përshëndeti edhe Presidenti i Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë” P. Daniele Bertoldi, i cili u dha mirëseardhjen autoriteteve të pranishme dhe pjesëmarrësve.
Konferenca u organizuan nën kujdesin e Drejtores së Qendës Universitare të Gjuhëve të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të mirë”, Natalina Hoti dhe pedagoges së brendshme të gjuhës angleze në UKZKM, Elona Mëhilli, pjesë e bordit organizues. Gjatë punimeve të konferencës, gjithashtu Elona Mëhilli drejtoi Workshop-in me temë: “Spice up your classroom!”.
Shoqata ELTA vepron prej 15 vitesh në trajnimin e mësuesve të gjuhës angleze me ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.