Master i Shkencave/Master Profesional

Informacione të përgjithshme

Programi i Studimit në Mjekësi zgjat 6 vite akademike dhe përmban 360 kredite universitare (ECTS), të cilat përfshijnë aktivitetin didaktik frontal, praktikën paraklinike dhe klinike. Praktikës paraklinike dhe klinike i korrespondojnë 78 kredite në total. Një pjesë e aktivitetit klinik zhvillohet pranë strukturave spitalore të Universitetit partner në Itali. Aktiviteti didaktik zhvillohet nga profesorë italianë të Universitetit “Tor Vergata” të Romës, të cilët ndjekin të njëjtin plan studimi me atë të këtij Universiteti partner dhe mësimi zhvillohet në gjuhën italiane. Frekuentimi i mësimit nga student është i detyrueshëm në masën 67% për çdo lëndë. 

Diploma e lëshuar në përfundim të studimeve është Diplomë e përbashkët ndërmjet Universitetit Katolik ZKM dhe Universitetit “Tor Vergata” të Romës, e njohur në Shqipëri, Itali dhe Evropë, duke qenë se çdo element i proçesit dhe i programit mësimor është i atij standardi. Mjekët e formuar në Universitetin tonë janë dëshmitarët më të mirë të Shkollës sonë të Mjekësisë, që e ka pikën e saj të fortë në bashkëpunimin e ngushtë me sistemin universitar italian. Universiteti ynë përfiton nga përvoja dhe aktiviteti shekullor i Kongregatës “Bijtë e Zojës së Papërlyer” në fushën e Shëndetësisë, i cili ka vënë në dispozicion të praktikave mësimore të studentëve në Itali të gjitha institucionet spitalore që zotëron.

Profili Profesional

Të diplomuarit në Mjekësi fitojnë aftësitë shkencore bazë dhe përgatitjen teoriko-praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit të mjekut. Ata fitojnë gjithashtu metodologjinë dhe kulturën e nevojshme për formimin e tyre afatgjatë dhe për një autonomi profesionale, vendimmarrjeje dhe vepruese të përshtatshme. Përgatitja e tyre edhe në planin etik i aftëson të jenë të përgjegjshëm përballë temave të rëndësishme që i përkasin sot jetës së individit dhe shoqërisë dhe gjithashtu të përballen me sfidat e ardhshme në kërkimet shkencore duke qenë se fusha e Mjekësisë është në përditësim të vazhdueshëm. Mjeku i diplomuar në Mjekësi, pasi merr të drejtën e ushtrimit të profesionit duke ju nënshtruar Provimit të Shtetit, është i aftë të punojë në cilësinë e mjekut të përgjithshëm dhe të familjes, pranë Qendrave Shëndetësore publike ose private, spitaleve dhe qendrave shëndetësore të specializuara. Profesioni i mjekut konsiston në diagnozën dhe terapinë e të gjitha gjendjeve patologjike të njeriut, në parandalimin e tyre si individual ashtu dhe kolektiv.

Diploma e përbashkët në Mjekësi i lejon të diplomuarve jo vetëm të ushtrojnë profesionin si Mjek, por përbën dhe një kriter bazë për të ndjekur programet e studimeve të Ciklit të III si në programet e Specializimit në fushën mjekësore po ashtu edhe në kurset formuese, në Shqipëri dhe në Itali. Me interes për të diplomuarit në Mjekësi, është orientimi i tyre profesional drejt kërkimit shkencor, Doktoratës, qoftë ky i njëkohshëm apo i ndarë nga shërbimi i drejt përdrejtë ndaj pazientit, ose thellimi i njohurive profesionale nëpërmjet ndjekjes se programit Masterit Ekzekutiv. 

Tarifa vjetore – 4.765,00 Euro 

Kandidatët, shtetas të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnje - Hercegovinës, që regjistrohen për herë të parë në vitin akademik 2019 - 2020, në vitin e parë të programit të studimit përfitojnë një bursë studimi prej:

  •  15% të gjithë tarifës vjetore për programin e studimit në Mjekësi të Përgjithshme, kur kanë një notë mesatare të shkollës së mesme nga 9.00 deri në 9.99, dhe
  • 30% të të gjithë tarifës vjetore të studimit kur kanë një notë mesatare të shkollës së mesme 10.00.

Tarifa e mësipërme përbën tarifën e plotë vjetore dhe studenti nuk paguan asnjë pagese shtesë në rastet kur duhet të mbrojë dhe/ose përsërisë provimin.

Koordinatore e Programit të Studimit

Bora Kerpi

Tel: +355 4 2273290

Fax:+355 4 2273291

E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

PLANI STUDIMIT