Master i Shkencave/Master Profesional

Tregues të përgjithshëm

Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" dhe Universiteti i Romës "Tor Vergata", në përputhje me legjislacionin universitar në fuqi shqiptar dhe italian aktivizon Masterin e Shkencave “Shkencat Infermieristike dhe Obstetrike (për ligjin shqiptar "Master i Shkencave në Shkencat e Infermieristikës dhe Obstetrikës").

Objektivat formues

Të diplomuarit në fund të programit të Masterit, do të jenë të aftë që të zbatojnë njohuritë themelore të shkencave përkatëse lidhur me figurën profesionale specifike të nevojshme për të marrë vendime në lidhje me organizimin dhe menaxhimin e shërbimeve shëndetësore të ofruara nga personeli me funksione rehabilitimi në fushën e  mjekësisë, të gjitha strukturat shëndetësore me kompleksitet të ulët, të mesëm ose të lartë;  të zotërojnë e të përdorin kompetencat e ekonomisë shëndetësore dhe të organizimit menaxherial  të nevojshëm për organizimin e shërbimeve shëndetësore, për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe teknologjike  në dispozicion, duke vlerësuar raportin kosto/përfitim.

Kriteret për të hyrë në Master

Për t'u pranuar në programin Master i Shkencave:  "Shkencat e Infermieristikës dhe Obstetrikës”, kandidatët duhet të plotësojnë një nga kriteret e mëposhtme:

  1. Diplomë Bachelor në Infermieristikë të lëshuar nga Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë";
  2. Diplomë Bachelor në Infermieristikë dhe Obstetrikë të lëshuar nga universitetet italiane të njohura nga Ministria e Arsimit Italian (MIUR) lidhur me programet e studimit 3-vjeçar L/SNT01;
  3. Diplomë Bachelor në Infermieristikë dhe Obstetrikë të lëshuar nga universitetet publike shqiptare;
  4. Diplomë Bachelor në Infermieristikë dhe Obstetrikë të leshuar në një nga universitetet e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të njohura nga qeveritë e tyre përkatëse;
  5. Diplomë në Fizioterapi ose Logopedi të lëshuar nga një vend jashtë Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë dhe të njohur nga qeveritë e tyre përkatëse, nëpërmjet verifikimit të përputhshmërisë së programit mësimor.

Mundësi punësimi

Të diplomuarit në Masterin e Shkencave:  "Shkencat e Infermieristikës dhe Obstetrikës" do të kenë mundësinë të punojnë si përgjegjës në proceset asistenciale, organizative, menaxheriale, formuese dhe humultuese në një prejfushave që lidhen me profesionet shëndetësore të këtij lloji, në strukturat shëndetësore dhe spitalore, në strukturat publike dhe private ose si profesionistë të lirë.  

 

Mësimdhënia

Mësimdhënia do të zhvillohet në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", në Tiranë, me pjesëmarrjen e profesorëve italianë dhe shqiptarë me përvojë të konsoliduar në Universitetin e Romës "Tor Vergata".

Programi i studimit ka një kohëzgjatje 2-vjeçare për një total prej 120 ECTS dhe ndahet në 2 semestra.

Diploma në Masterin e Shkencave: "Shkencat e Infermieristikës dhe Obstetrikës" është juridikisht e vlefshme për të hyrë në Ciklin e Tretë të studimeve (PhD).

 Provimi përfundimtar

Provimi përfundimtar për marrjen e titullit të Diplomës konsiston në përpunimin dhe diskutimin e një punimi me shkrim sipas një hulumtimi (teorik dhe/ose të shoqëruar me sondazhe dhe analiza në fushën e kërkimit) lidhur me një temë në lidhje me lëndët kurrikulare. Kjo punë duhet të ketë karakter origjinal nga i cili zbulohet kontributi personal i të diplomuarit. Zgjedhja duhet të jetë midis lëndëve kurrikulare të përfshira në programin e masterit. Kërkesa e temës duhet të bëhet nga studenti të paktën 6 muaj para fillimit të seancës së provimit të diplomimit. Përbërja e trupit kolegjial​​ dhe kriteret e vlerësimit për provimin përfundimtar janë të përcaktuara nga Rregullorja Didaktike e Universitetit dhe Fakultetit. Provimi përfundimtar ka 6 kredite.

 

Koordinatore e Programit të Studimit

Emanuela Prendi

Tel: +355 4 2273 290
Fax: +355 4 2273 291
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Sekretaria didaktike

Egreta Delibashi

Tel: +355 4 2273 290
Fax: +355 4 2273 291
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Plane Studimi