Master i Shkencave/Master Profesional

Tregues të përgjithshëm

Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" dhe Universiteti i Romës "Tor Vergata", në përputhje me legjislacionin universitar në fuqi shqiptar dhe italian dhe në fuqi të vendeve përkatëse, aktivizon Masterin e Shkencave "Shkencat e Rehabilitimit të Profesioneve Shëndetësore" (për ligjin shqiptar "Master i Shkencave" në "Shkencat Rehabilituese të Profesioneve Shëndetësore").

Objektivat formues

Të diplomuarit në fund të programit të Masterit, do të jenë të aftë që të aplikojnë  njohuritë themelore shkencore respektive me  figurën profesionale specifike të nevojshme për të marrë vendime lidhur me organizimin dhe menaxhimin e shërbimeve shëndetësore të ofruara nga stafi me funksione rehabilituese në fushën e mjekësisë, të gjitha strukturat shëndetësore me kompleksitet të ulët, të mesëm ose të lartë,  të zotërojnë e të përdorin kompetencat e ekonomisë shëndetësore dhe të organizimit menaxherial  të nevojshëm për organizimin e shërbimeve shëndetësore, për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe teknologjike  në dispozicion, duke vlerësuar raportin kosto / përfitim.

Kriteret për të hyrë në Master

Për t'u pranuar në programin Master i Shkencave: "Shkencat Rehabilituesete Profesioneve Shëndetësore", kandidatët duhet të plotësojnë një nga kriteret e mëposhtme:

  1. Diplomë në Fizioterapi të lëshuar nga Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë";
  2. Diplomë në Fizioterapi ose Logopedi të lëshuar nga universitetet publike shqiptare;
  3. Diplomë Bachelor për ushtrimin e profesioneve shëndetësore, në një nga degët e përfshira në programin e Masterit, (Edukator Profesional, Fizioterapi, Logopedi, Ortoptisti – Asistent në Olfalmatologji, Podologji, Teknik në Rehabilitimi Psikiatrik, Terapist në Neurologji dhe shkencat psikomotore të moshës së evolucionit, Terapist për Punësim) të lëshuar në Itali;
  4. Diploma Universitare për ushtrimin e profesioneve shëndetësore në një nga degët nga profesionet e përfshira në programin e Masterit, të lëshuar në Itali;
  5. Kualifikimet për ushtrimin e njërit prej profesioneve shëndetësore të lëshuara në Itali, të përfshira në Masterin e Ciklit të Dytë, sipas Ligjit nr. 42/1999;
  6. Diplomë në Fizioterapi ose Logopedi të lëshuar në një nga universitetet e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të njohura nga qeveritë e tyre përkatëse;
  7. Diplomë në Fizioterapi ose Logopedi të lëshuar nga një vend jashtë Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë dhe të njohur nga qeveritë e tyre përkatëse, nëpërmjet verifikimit të përputhshmërisë së programit mësimor.

Mundësi punësimi

Të diplomuarit në Masterin e Shkencave: "Shkencat Rehabilituesetë Profesioneve Shëndetësore" do të kenë mundësinë të punojnë si përgjegjës në proceset asistenciale, organizative, menaxheriale, formuese dhe humultuese në një prej fushave që lidhen me profesionet shëndetësore të këtij lloji, në strukturat shëndetësore dhe spitalore, në strukturat publike dhe private ose si profesionistë të lirë.  

Mësimdhënia

Mësimdhënia do të zhvillohet në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", në Tiranë, me pjesëmarrjen e profesorëve italiane dhe shqiptare me përvojë të konsoliduar në Universitetin e Romës "Tor Vergata".

Programi i Studimit ka një kohëzgjatje 2-vjeçare për një total prej 120 ECTS dhe ndahet në dy semestra.

Diploma në Masterin e Shkencave: "Shkencat Rehabilituese të Profesioneve Shëndetësore" është juridikisht e vlefshme për të hyrë në Ciklin e Tretë të studimeve (PhD).

Provimi përfundimtar

Provimi përfundimtar për marrjen e titullit të Diplomës konsiston në përpunimin dhe diskutimin e një punimi me shkrim sipas një hulumtimi (teorik dhe/ose të shoqëruar me sondazhe dhe analiza në fushën e kërkimit) lidhur me një temë në lidhje me lëndët kurrikulare. Kjo punë duhet të ketë karakter origjinal nga i cili zbulohet ndihmesa personale i të diplomuarit. Zgjedhja duhet të jetë midis lëndëve kurrikulare të përfshira në programin e masterit. Kërkesa e temës duhet të bëhet nga studenti të paktën 6 muaj para fillimit të seancës së provimit të diplomimit. Përbërja e trupit kolegjial ​​dhe kriteret e vlerësimit për provimin përfundimtar janë të përcaktuara nga Rregullorja Didaktike e Universitetit dhe Fakultetit. Provimi përfundimtar ka 6 kredite.

Koordinatore e Programit të Studimit

Emanuela Prendi

  • Tel: +355 4 2273 290
  • Fax: +355 4 2273 291
  • E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Sekretaria didaktike

Ligerta Nazeraj

  • Tel: +355 4 2273 290
  • Fax: +355 4 2273 291
  • E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Plane Studimi