Kerkime Shkencore

Volvusi gastrik akut ndërtorakal i djathtë. Një rast i rrallë i emergjencës kirurgjikale

Volvusi gastrik akut ndërtorakal i djathtë përfaqëson një rast të rrallë, të vështirë për t’u diagnostikuar e trajtuar. Konsiston në rrotullimin e organit me 180° që lidhet me një bllokim gastrik ose me nje shtrengim. Një rast akoma më i rrallë është volvusi gastrik i shkaktuar nga një hernie diafragmatike nga rrëshkitja me zhvendosje e stomakut ose të një pjese të tij në emitoraks .

Prezantimi klinik klasik i volvusi gastrik është ai i përshkruar nga Borchardt dhe përbëhet nga një treshe simptomash: dhembje epigastrike intensive, të vjella të ndjekura nga të përziera pa të vjella, vështirësi ose pamundësi për të kaluar tubin nazogastrik në stomak. Studimi me anë të imazheve, duke nisur me radiogramën e thjeshte drejt nga gjoksi, tregon një nivel hidro-aero të tipit gastrit që i korrespondon segmenteve pulmonare inferiore, mund të bëjë të lindë dyshimi i diagnozës dhe të tregojë nevojën e një ndërhyrjeje të menjëhershme për të synuar shmangjen e nje catastrofe vaskolare të stomakut me dëme ishemike, shpim ose hemoragji. Po paraqesim rastin e një 58 vjeçari që u paraqit në depertamentin e Emergjences me një dhembje epigastrike me fillim akut, por të moderuar, që villte që nga katër orë. Një radiogramë fillestare te drejtuar nga gjoksi u ndoq nga një CT, një endoskopi e rrugëve të aparatit tretës të sipërm dhe një test kontrastografik esofagal- gastrik – duodenal që e çoi në tryezen operatore. Gjatë ndërhyrjes stomaku me hernie u ul poshtë diafragmmës, i cili i lira nga mbështjellëset u mjekua, duke kryer një ndërhyrje klasike antirefluks sipas teknikës së Boix – Ochoa. Në fazën e menjëhershem post-operative dhe në tre muajt pasardhës pazienti nuk vuajti më nga dhembjet apo vështirësitë e tretjes.

Shkarko