Kerkime Shkencore

Kerkime Shkencore

Një histori e shkurtër e Odontostomatologjisë

Kam shkruar këtë abstrakt mbi odonto -stomatologjinë për djemtë e vitit të pestë të të Universitetit Katolik ZKM të Tiranës, të cilët kanë ndjekur kohë më parë, leksionet e mia në bioetikës; Kjo në fakt mund të shërbejë si një hyrje, si edhe për çdo degë të mjekësisë. Nga autorët e lashtë si Galeni dhe Oribasi, të sapo përmendur, kujtoj ato që sipas mendimit tim, mund të jenë pionierët e lëndës drejt epokës moderne. Që nga Fabrizio d'Acquapendente te Pierre Fauchard de Grandmesnil nga Giuseppangelo Fonzi te Alexis Duchateau, nga Manlio Salvatore Formiggini te Ëilliam Justin Kroll. Leximi të mbarë, atyre që janë të interesuar.

Lexo më shumë

Volvusi gastrik akut ndërtorakal i djathtë. Një rast i rrallë i emergjencës kirurgjikale

Volvusi gastrik akut ndërtorakal i djathtë përfaqëson një rast të rrallë, të vështirë për t’u diagnostikuar e trajtuar. Konsiston në rrotullimin e organit me 180° që lidhet me një bllokim gastrik ose me nje shtrengim. Një rast akoma më i rrallë është volvusi gastrik i shkaktuar nga një hernie diafragmatike nga rrëshkitja me zhvendosje e stomakut ose të një pjese të tij në emitoraks.

Lexo më shumë

Mjetet fizioterapike që përdoren aktualisht për fëmijët me paralizë cerebrale: studim vëzhgues i gjashtë rasteve klinike.

Mjetet fizioterapike që përdoren aktualisht për fëmijët me paralizë cerebrale: studim vëzhgues i gjashtë rasteve klinike.

Paraliza cerebrale foshnjore është një nga kapitujt më të rëndësishëm nga sëmundjet neurologjike të fëmijërisë, (një rast të ri çdo 500 lindje). Duke pasur parasysh efektet e ndryshme që PCI-ja ka në çdo fëmijë (faktorët personalë, faktorët e mjedisit, format klinike, patologjitë e bashkërendura, komplikimet e mëvonshme), sa për ta konsideruar sëmundje multi- sistematike ka pak prova shkencore mbi efektivitetin e trajtimit fizioterapik.

Lexo më shumë

Depresion dhe ankth tek pacientët me dhimbje onkologjike

Tumore ose nga ndërhyrjet mjekësore të diagnostikuara gjatë trajtimit të sëmundjeve. Dhimbja akute është zakonisht e shkaktuar nga trajtime onkologjike ndërsa ajo kronike mund të shkaktohet nga trajtimet kundër kancerit.

Tumori mund të shkaktojë dhimbje duke irrituar ose dëmtuar nervat, duke aktivizuar fibra specifike nervore të quajtura nocisektor, ose duke lëshuar substanca kimike që i bëjnë ata të ndjeshëm ndaj stimujve, të cilëve normalisht, nuk do t’i përgjigjeshin. Radioterapia dhe kimioterapia janë shembuj të trajtimeve që ndonjëherë shkaktojnë një dhimbje të vazhdueshme edhe pasi kanceri është shëruar.

Lexo më shumë