Evente/lajme

Përgëzime dhe urime për 10 studentët e diplomuar pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në degën Mjekësi dhe Odontoiatri e Protezë Dentare. Angazhimi dhe përkushtimi i këtyre studentëve gjatë periudhës së studimeve është vlerësuar në konkursin kombëtar të specializimeve në Mjekësi, ku shumë prej tyre kanë rezultuar fitues. Historitë e tyre janë të ndryshme por kanë një emërues të përbashkët: suksesi! Studentë u dalluan falë punës së tyre serioze pranë Universitetin Katolik ZKM, i cili ka për qëllim formimin e studentëve dhe përmirësimin e sektorit shëndetësor në vend.

Ja studentët e diplomuar në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", që rezultojnë fitues në specializimet e ndryshme të mjekësisë: 

Adea Koçollari, Specializim në Gastropatologji;

Eva Duraku, Specializim në Kardiologji;

Eriselda Brahimaj, Specializim në Anatomia Patologji;

Ejona Çeliku, Specializim në Anatomia Patologica;

Adrian Ndroqi, Specializim në Neurokirurgji;

Ermal Pashaj, Specializim në Kirurgji Maxillo Facciale;

Eralda Pepa, Specializim në Hematologji;

Marsida Krasniqi, Specializim në Okulistikë;

Eljona Xhelili, Specializim në Kirurgji të Përgjithshme;

Klodeta Plloci, Specializim në Pneumologji;

Taulant Muka,Specializim në Mjekësi Ligjore.

Jemi krenarë për ju dhe suksese në eksperiencën e re!