Evente/lajme

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon më 12 Qershor 2019, ora 16.30, seminarin e titulluar: “Mjekësia dhe Ligji. Misteret e vdekjeve të dhunshme të zbuluara nga Mjekësia ligjore gjatë hetimit të Policisë Gjyqësore”.

Do të referojë Prof. Giovanni Arcudi, Mjek ligjor, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë, UKZKM.

Gjithashtu, do të diskutojnë mbi temën Prof. Bruno Zappacosta, Departamenti për Vlerësimin Kimik – Toksikologjik dhe Farmakologjik të Barnave dhe Prof. Francesco Rulli, Departamenti i  Shkencave Kirurgjikale, UKZKM.

Pjesëmarrja është e hapur për studentë, profesionistë të fushave të ndryshme, brenda dhe jashtë kampusit universitar. Në përfundim janë parashikuar ndërhyrje apo pyetje nga pjesëmarrësit.

Veprimtaria do të zhvillohet tek Aula Magna dhe realizohet në kuadër të Ciklit të Dytë të Seminarëve Ndërdisiplinorë UKZKM.