Evente/lajme

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon më 08 Maj 2019, ora 09.30, konferencën e titulluar: “Glaucoma Day”.

Do të analizojnë këtë temë profesorët Marco Buglione dhe Mario A. Giuliano nga Universiteti “Tor Vergata“ i  Romës, si dhe Prof. Giorgio Ghirelli i Spitalit San Pietro Fatebenefratelli në Romë.

Konferenca zhvillohet në kuadër të aktivitetit didaktik parashikuar në Programet e Studimit të Fakultetit të Mjekësisë, ndaj studentët do të përfitojnë 1 kredit universitar.

Veprimtaria do të zhvillohet tek Aula Magna, pranë UKZKM.