Cikli i trete

Master në Ortodonci

Masteri në “Ortodonci” vjen si bashkëpunim institucional dhe akademik mes Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit të Romës “Tor Vergata” dhe përfaqëson nje veprimtari akademike të nivelit evropian, të finalizuar me një diplomë të përbashkët, që do të lëshohet nga të dy Universitetet njëkohësisht. Aktivitetet mësimore do të zhvillohen në gjuhën italiane, nga një staf akademik i përbërë nga docentë të universiteti të Romës “Tor Vergata”, docentë nga Universitete të tjerë italiane dhe nga ekspertë të brendshëm dhë të jashtëm të Universitetit me eksperiencë të gjerë profesionale në fushat përkatëse.

Aktualisht në Shqipëri problemet e okluzionit në nivelet skeletore dhe dentale janë shumë të shpeshta si për shkak të neglizhencës së polpullsisë ashtu edhe për shkak të mungesës së trajtimit profesional korrekt nga ana mjekëve specialistë. Kjo ka rritur konsiderueshëm kërkesën për mjekë stomatologë të specializuar në këtë fushë e cila do të vazhdojë të rritet gjithmonë e më shumë me sensibilizimin e njerëzve ndaj anës estetike dhe funksionale të okluzionit.

Objetivat formuese

 Masteri profesional në “Ortodonci” ka si objektiv të ofrojë një formim për të gjithë ata që duan të zhvillojnë kompetenca profesionale të nevojshme për të administruar një rast klinik në Ortodonci, që nga diagnoza deri te programimi dhe zbatimi i një plani trajtimi, duke i përgatitur në këtë mënyrë për të përballuar e administruar rastet klinike sipas teknikave të ndryshme Ortodontike. 

Programi

Moduli 1 dhe 2 kanë si objektiv të japin njohuri mbi bazat teorike të diagnozës ortodontike. Moduli 3 trajton terapinë bllokuese të avancimit të malokluzioneve. Moduli 4, 5 dhe 6 ndërtohen si një kurs i vërtetë teorik-praktik i përkuljes së filleve ortodontike. Moduli 7 ka objektivin të transmetojë bazat teorike-praktike të një teknike ortodontike (teknika MBT). Për vitin e dytë moduli 1 dhe 2 trajtojnë terapinë straight-wire me objektivin e transmetimit të bazave teorike që lidhen me këtë teknikë. Moduli 3 përkon me inkuadrimin diagnostik dhe terapeutik të elementeve dentalë të retinuar. Moduli 4 dhe 5 konsistojnë në një kurs teorik-praktik të teknikës Tweed-Merrifield. Moduli 6 trajton bazat teorike të teknikës ortodontike me fërkim të vogël. Moduli 7 ka si objektiv të japë njohuri të mekanikave self-ligating dhe sistemin CLF.