Bachelor

Infermieristika është një disiplinë e Mjekësisë, që trajton dhënien e ndihmës mjekësore ndaj të sëmurëve, kurimin e tyre dhe përkujdesjen ndaj individëve për të mbajtur dhe përmirësuar gjendjen e tyre shëndetësore. Për këtë arsye është një profesion me vlerë të lartë shoqërore, që e vendos infermierin në një marrëdhënie të ngushtë me të sëmurin, familjen dhe kontekstin e tij.

Profili Profesional

Infermieri është një profesionist që merret me asistencën infermieristike, kuruese, qetësuese dhe rehabilituese ndaj pacientëve. Ai merr pjesë në përcaktimin e nevojave shëndetësore, planifikon, administron dhe vlerëson ndërhyrjen asistenciale, garanton zbatimin e saktë të udhëzimeve mjekësore diagnostikuese dhe kuruese. Infermieri ndihmon në kërkimin shkencor, në formimin universitar dhe në atë të personelit ndihmës, dhe pas diplomimit mund të specializohet në fusha të ndryshme ose të frekuentojë mastera profesionalë ose masterin shkencor, etj.

Informacione të përgjithshme

Programi i Studimit ka një kohëzgjatje prej 3 vitesh akademike, që ndahen në 6 semestra studimi dhe që parashikojnë marrjen e 180 krediteve universitare (ECTS). Frekuentimi i mësimit dhe i praktikave klinike është i detyrueshëm në masën 75% për çdo lëndë dhe në të gjitha vitet, mësimdhënia zhvillohet kryesisht në italisht nga profesorë italianë dhe nga profesorë shqiptarë. Leksionet zhvillohen me ndihmën e materialeve mësimore moderne dhe me mjete telematike dhe audiovizive të përparuara. Studentët zhvillojnë aktivitete të profesionalizuara duke praktikuar teknika simulimi mbi manekinë dhe duke përdorur shërbime të tjera didaktike dhe elektromjekësore. Programi i Studimit të Infermieristikës zhvillohet paralelisht si në selinë qendrore të Universitetit Katolik ZKM në Tiranë, ashtu edhe pranë filialit të universitetit në Elbasan.

Studentët në përfundim të Programit të Studimit marrin Diplomë në Infermieristikë, të lëshuar në formë të përbashkët nga Universiteti Katolik ZKM dhe Universiteti “Tor Vergata” i Romës, e njohur në Shqipëri, Itali si dhe në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Koordinatore e Programit të Studimit

Emanuela Prendi

Tel: +355 4 2273 290
Fax: +355 4 2273 291
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Sekretaria didaktike

Egreta Delibashi

Tel: +355 4 2273 290
Fax: +355 4 2273 291
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 Tarifa vjetore – 2.334,00 Euro 

Kandidatët, shtetas të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnje - Hercegovinës, që regjistrohen për herë të parë në vitin akademik 2019 - 2020, në vitin e parë të programit të studimit përfitojnë një bursë studimi prej:

  •  15% të gjithë tarifës vjetore për Programin e Studimit në Infermieristikë, kur kanë një notë mesatare të shkollës së mesme nga 9.00 - 9.99, dhe 
  • 30% të të gjithë tarifës vjetore të studimit kur kanë një notë mesatare të shkollës së mesme 10.00.

Tarifa e mësipërme përbën tarifën e plotë vjetore dhe studenti nuk paguan asnjë pagese shtesë në rastet kur duhet të mbrojë dhe/ose përsërisë provimin.

PLANI STUDIMIT