Bachelor

Fizioterapia është një profesion shëndetësor që trajton zhvillimin, mbajtjen dhe përmirësimin e lëvizjes gjatë gjithë jetës, veçanërisht në pacientët që kanë pësuar trauma e sëmundje të ndryshme, ose tek njerëzit e moshave të thyera. Kështu që ajo përmirëson cilësinë e jetës nëpërmjet parandalimit, trajtimit, aftësimit dhe rehabilitimit të pacientëve në shumë specialitete: ortopedi, neurologji, reumatologji, gjinekologji, kardiologji, pneumatologji, pediatri, etj.

Profili Profesional

Fizioterapisti është një profesionist që zhvillon në autonomi ose në bashkëpunim me specialistët e tjerë ndërhyrje parandalimi, kurimi dhe rehabilitimi ndaj pacientëve në fushat e lëvizjes, të funksioneve kortikale të sipërme dhe të organeve të dëmtuara. Në varësi të diagnozave dhe rekomandimeve mjekësore, ai përcakton programin e rehabilitimit, praktikon në mënyrë të pavarur aktivitete terapeutike për riedukimin funksional të paaftësive motorike, psikomotorike dhe konjitive duke përdorur terapi fizike, manuale, masoterapike, propozon vendosjen e protezave dhe mjeteve ndihmëse, stërvit në përdorimin e saj dhe verifikon efektshmërinë. Gjithashtu fizioterapisti mund të kryejë edhe aktivitete studimi, mësimdhënieje dhe konsulenca profesionale.

Informacione të përgjithshme

Programi i Studimit ka një kohëzgjatje prej 3 vitesh akademike, që ndahen në gjashtë semestra studimi dhe që parashikojnë marrjen e 180 krediteve universitare (ECTS). Frekuentimi i mësimit dhe i praktikave klinike është i detyrueshëm në masën 75% për çdo lëndë dhe në të gjitha vitet, mësimdhënia zhvillohet kryesisht në italisht nga profesorë italianë dhe profesorë shqiptarë. Që në vitin e parë, studenti kryen praktikë klinike pranë spitaleve, pranë poliambulancave, pranë Qendrës së Mjekësisë Sportive dhe Rehabilitimit të Kompleksit tonë spitalor-universitar, ose pranë shërbimeve rehabilituese spitalore, në palestra, etj. 

Studentët në përfundim marrin një Diplomë të përbashkët të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit “Tor Vergata” të Romës, e cila është e njohur në Shqipëri si dhe në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Koordinatore e Programit të Studimit

Emanuela Prendi

Tel: +355 4 2273 290
Fax: +355 4 2273 291
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Sekretaria didaktike

Ligerta Nazeraj

Tel: +355 4 2273 290
Fax: +355 4 2273 291
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Tarifa vjetore – 2.334,00 Euro 

Kandidatët, shtetas të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnje - Hercegovinës, që regjistrohen për herë të parë në vitin akademik 2019 - 2020, në vitin e parë të programit të studimit përfitojnë një bursë studimi prej:

 

  • 15% të gjithë tarifës vjetore për programin e studimit në Fizioterapi, kur kanë një notë mesatare të shkollës së mesme nga 9.00 - 9.99, dhe 
  • 30% të të gjithë tarifës vjetore të studimit kur kanë një notë mesatare të shkollës së mesme 10.00.

 

Tarifa e mësipërme përbën tarifën e plotë vjetore dhe studenti nuk paguan asnjë pagese shtesë në rastet kur duhet të mbrojë dhe/ose përsërisë provimin.

 

 
PLANI STUDIMIT