Kerkime Shkencore

 Mariglen Angjellari

Università di Roma ‘Tor Vergata’

Dipertimento di Scienze e Tecnologie Chimiche

 

Nanodiamantet, e perftuara nga shperthimit i lendeve eksplozive, kane karakteristika te veçanta qe lejon perdorimin e tyre ne kerkimin shkencor, veçanerisht ne fushen e Biologjise. Keto karakteristika jane te lidhura me jotoksicitetin, aftesine per te penetruar ne brendesi te qelizave dhe hidrofilicitetin.

Kjo lidhje mund te reazilohet ne menyre kimike apo fizike. Kjo gje varet nga struktura e molekulave, por eshte e rendesishme te zgjidhet metoda me e mire per te mbajtur karakterstikat kimiko-fizike pas lidhjes.Nanodiamante, kane potencial shume te mire per perdorim si trasportues i molekulave aktive per trajtime terapeutike.

Jane sintetizuar  komplekse te nanodiamanteve me molekula te ndryshme me interes farmakologjik e/ose diagnostik si: Rodamina B, Kumarina, Kuerçitina, Resveratroli dhe Kamptoteçina. Gjithashtu, jane kryer studime rreth toksicitetit te ketyre komplekseve dhe mundesia per te studiuar keto molekula nepermjet SERS (Surface Enhanced Raman Spectroscopy)per studime ex-vivo dhe ne qelize ne menyre qe te monitorohen proçese biologjike te ndryshme ne pranine e ketyre komplekseve.