Evente/lajme

News Farmacia

Farmakoterapia për autizmin

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon ditën e mërkurë, 07 shkurt 2018, ora 16.00, seminarin e titulluar: Objektiva të rinj dhe molekula të reja për farmakoterapinë e çrregullimeve të lidhura me autizmin”.

Lexo më shumë

Cikli i seminarëve ndërdisiplinorë: Risitë në trajtimin e aterosklerozës

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon ditën e hënë, 22 janar 2018, ora 16.00, seminarin e titulluar: “Risitë në trajtimin e aterosklerozës”.

Aktiviteti është nismë e Departamentit për Vlerësimin Kimik –Toksikologjik dhe Farmakologjik të Barnave të Fakultetit të Farmacisë dhe të Departamentit të Shkencave Kirurgjikale të Fakultetit të Mjekësisë, UKZKM.

Lexo më shumë

Kërkimet i hapin rrugë një vaksine kundër HIV/AIDS

Një vaksinë e re ka rezultuar me rritje të imunitetit tek majmunët ndaj virusit SIV, virus i cili shkakton tek keta kafshë AIDS-in dhe që lidhet me virusin HIV tek qëniet njerëzore.   

Këto janë rezultatet e gjashtë viteve eksperimente të kryera në Göttingen të Gjermanisë, nga Instituti i Kërkimeve Leibniz, në bashkëpunim me Universitetin e Milanos dhe Unversitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Lexo më shumë

Diplomime në UKZKM

Muaji korrik u shënoi përfundimin e studimeve për një pjesë të mirë të studentëve të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Sezoni veror karakterizohet me ceremonitë e diplomimit në Fakultetet e UKZKM-së.

Lexo më shumë