Evente/lajme

Benardina Ndreshkjana është një ndër studentët e diplomuar për të cilët UKZKM është krenar. Ajo nisi studimet në vitin 2008 dhe u diplomua në vitin 2014 në Farmaci. Vitin e fundit u transferua në Milano, ku përgatiti temën eksperimentale në Spitalin Kardiologjik “Monzino”. Ajo ka studiuar trajtimin e qelizave staminale kardiake, ndërkohë që nuk reshte në studime të tjera. Rezultate të cilat i ka prezantuar në konferencën “American Heart Association” në 2013 në Dallas, SHBA. Pas diplomimit, Benardina u pajis me liçencën italiane si farmaciste, që i mundësoi punësimin në Milano. Më pas nisi doktoratën në qytezën universitare Erlangen, në Bavari të Gjermanisë. Në prill të 2015 bëhet pjesë e stafit të Departamentit të Patologjisë Eksperimentale si doktorante. “Po zhvilloj fazën përfundimtare të doktoratës dhe them me bindje që të studioja pranë UKZKM, ishte vendimi më i mirë që mund të merrja. Mundësia për zgjedhje që të jep ky universitet, alternativa për t’u transferuar në Milano, si dhe diploma europiane kanë patur një rol themelor në zhvillimin e karrierës sime”, thotë Benardina.

 

ALUMNI SPOTLIGHT Suplement, Revista "Pontes", (Korrik, 2018)