Evente/lajme

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” të garanton një të ardhme si protagonist. Malvina Hoxha, sot lektore në UKZKM, u diplomua në Fakultetin e Farmacisë, për të vijuar doktoratën në Universitetin e Milanos për Farmakologji, Departamenti i Shkencave Farmakologjike dhe Biomolekulare.

Dr. Hoxha është pjesë e disa projekteve shkencore. Rishtas përfundoi me sukses një  studim në Universitetin e Mjekësisë të Vienës, ku dhe u nderua me një çmim nga Akademia Austriake e Shkencave. Në themel të këtij kërkimi shkencor ishte analiza e barnave të përdorura nga pacientët e Repartit të Reumatologjisë të Spitalit Universitar të Vienës dhe efektet e tyre në sistemin kardiovaskular e më gjerë. Studimi ka interes të vecantë jo vetëm për pacientët që vuajnë nga artriti reumatoid, por dhe për të vendosur udhëzimet përkatëse të përshkrimit të këtyre barnave nga mjekët reumatolog. Rezultatet e këtij studimi priten të publikohen së shpejti.

Ish studentja e UKZKM-së, Malvina Hoxha është autore dhe bashkëautore e shumë artikujve dhe referatëve, në revista dhe konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, fituese e disa çmimeve ndërkombëtare dhe pjesëmarrëse në fushata vullnetarizmi në vendet e Azisë Juglindore.

 INTER NOS, Revista “Pontes”, (Korrik, 2018), f.13