Evente/lajme

Fakulteti i Farmacisë pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u vlerësua me “Çertifikatën e Mirënjohjes” nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, në kuadër të Konferencës së V-të Farmaceutike “Së bashku për Farmaceutikën”, me motivacion për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të frytshmëm midis dy institucioneve.

Në këtë event me pjesëmarrje ndërkombëtare, Universiteti Katolik ZKM u përfaqësua përmes referimit të docentëve të Fakultetit të Farmacisë, por edhe të studentëve të sapodiplomuar pranë këtij Fakulteti.

Koordinatorja e Programit të Studimit në Farmaci, Dr. Shk. Silvi Bozo ishte pjesë e Komitetit Shkencor dhe njëkohësisht referuese në konferencë.

Referues të tjerë ishin Dr. Shk. Eftiola Pojani dhe Dr. Shk. Arvjola Hodaj, anëtare të Departamenteve të Fakultetit të Farmacisë UKZKM, si edhe Msc. Lira Bej, Era Goda dhe Anxhela Hyseni.

Konferenca e mbajtur në datat 29-31 mars 2018 në Tiranë, u organizua nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, Oda e Farmacistëve të Kosovës, si edhe nga Departamenti i Farmacisë pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.