Evente/lajme

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon ditën e hënë, 22 janar 2018, ora 16.00, seminarin e titulluar: “Risitë në trajtimin e aterosklerozës”.

Aktiviteti është nismë e Departamentit për Vlerësimin Kimik –Toksikologjik dhe Farmakologjik të Barnave të Fakultetit të Farmacisë dhe të Departamentit të Shkencave Kirurgjikale të Fakultetit të Mjekësisë, UKZKM.

Rreth risive në trajtimin e aterosklerozës do të referojë PhD. Malvina Hoxha, ndërsa do të diskutojnë rreth temës, Prof. Bruno Zappacosta dhe Prof. Francesco Rulli.

Në përfundim është parashikuar edhe mundësia për ndërhyrje apo pyetje të pjesëmarrësve.

Risitë në trajtimin e aterosklerozës” është i pari i një cikli seminaresh ndërdisiplinorë UKZKM, që do të zhvillohen përgjatë këtij viti akademik nga një bashkëpunim i Fakultetit të Mjekësisë dhe të Farmacisë të universitetin tonë.

Aktiviteti do të zhvillohet tek Aula B107, pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë.