Evente/lajme

News Farmacia

BE A STUDENT FOR A DAY

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” fton maturantët e shkollave të mesme të Shqipërisë dhe trevave shqipfolëse të ndjekin nga afër një leksion në fakultetet tona, me degët: Mjekësi, Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Fizioterapi, Infermieri, Ekonomi Ndërmarrjeje, Farmaci dhe Arkitekturë.  

Maturantët e shkollave të mesme publike dhe private, janë të mirëpritur nga e hëna në të premte, në orarin 09:00 - 13:00, përgjatë të gjithë vitit akademik 2019 – 2020.

Për të vizituar universitetin tonë, ju mund të telefononi në numrin 042 273 290 ose të shkruani në adresën e email-it:  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

SHQIPËRIA DHE ITALIA: ASPEKTE MIKROBIOLOGJIKE DHE EPIDEMIOLOGJIKE TË PATOLOGJIVE INFEKTIVE EMERGJENTE DHE RIEMERGJENTE

“Shqipëria dhe Italia: aspekte mikrobiologjike dhe epidemiologjike të patologjive infektive emergjente dhe riemergjente” titullohet konferenca që do të zhvillohet më 12 dhjetor 2019, në orën 08:30, pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Aktiviteti është iniciativë e Fakultetit të Farmacisë, të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" dhe Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri, me mbështetjen e Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Itali dhe Universitetit të Studimeve të Romës “Tor Vergata.

Takimi do të zhvillohet pranë Aula Magna-s, të Universitetit Katolik ZKM në Tiranë.

Lexo më shumë

Sektori farmaceutik në Shqipëri - Situata aktuale dhe perspektiva për të ardhmen

Më 22 tetor 2019, pranë Aula Magna të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” do të zhvillohet konferenca “Sektori Farmaceutik në Shqipëri. Situata Aktuale dhe Perspektiva për të Ardhmen”.
Aktiviteti është një iniciativë e Fakultetit të Farmacisë, të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", Confindustria Albania dhe Universitetit të Studimeve të Barit Aldo Moro. Konferenca vjen në bashkëpunim me Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë.

Cikli i Dytë i Seminarëve Ndërdisiplinorë UKZKM: “Roli i teknologjise kompjuterike në projektimin racional të barnave të reja”

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon më 21 nëntor 2018, ora 16.30, seminarin e titulluar: “Roli i teknologjisë kompjuterike në projektimin racional të barnave të reja”.

Do të referojë Prof. Orazio Nicolotti, kërkues shkencor pranë Universitetit të Studimeve të Barit, Aldo Moro, Departamenti i Farmacisë – Shkencat e Barnave.

Lexo më shumë