Kerkime Shkencore

Parimi i "dorës së padukshme" të tregut u prezantua nga Adam Smith në veprën e tij e tij "Hetim mbi natyrën dhe shkaqet e Pasurisë së Kombeve":

" ... Çdo individ përpiqet të gjejë investimin më fitimprurës për kapitalin që ka në dispozicion në industrinë vendase duke drejtuar industrinë në mënyrë të atillë që prodhimet e saj të kenë vlerën më të madhe të mundshme... Në përgjithësi, duke mos e ditur, ata çojnë përpara interesin e shoqërisë. Duke drejtuar industrinë në mënyrë të tillë që prodhimet e saj të kenë vlerën më të madhe të mundshme, ai ka në mendje vetëm fitimin e tij dhe si rrjedhojë udhëhiqet nga një dorë e padukshme, që e çon në një destinacion i cili nuk ka qenë një ndër qëllimet e tij kryesore. Megjithatë, jo gjithmonë ky destinacion është në dëm të shoqërisë. Duke ngulmuar në interesin e tij, ai nxit tërthorazi interesin e shoqërisë në mënyrën më efektive, ndryshe nga ç'mund të kishte bërë nëse ky do të ishte synimi i tij i vërtetë. Smith thotë se "Asnjëherë nuk kam parë e dëgjuar që të bëhen kaq gjëra të mira për shoqërinë sesa me këto biznese".

Shkarko