Kerkime Shkencore

Mbështetësit e Brexit janë qëllimisht të paqartë në lidhje me alternativat e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian. Kjo për shkak se modele të ndryshme ekzistuese nuk janë të kënaqshme.

Britania dëshiron një marrëdhënie favorizuese me Bashkimin Evropian duke shpresuar në një negocim me qasje në tregun e përbashkët që përfshin këto elemente:

- JO rregulla nga BE

- JO Lëvizje të lirë të njerëzve

- JO kontribute në buxhetin e përbashkët

Natyrisht Bashkimi Evropian nuk mund të jetë aq bujar me Britaninë, pasi vendet e tjera mund të kërkojnë të njëjtën gjë.

Pra, cilat janë alternativat për një marrëveshje dypalëshe të BE-së me BM?

1. Hapësira Ekonomike Evropiane (SEE): Pjesë e kësaj marrëveshjeje janë Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia bashku me shtetet anëtare të BE-së. Hapësira Ekonomike jep qasje në tregun e përbashkët, parashikon eliminimin e barrierave teknike për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve.

SEE-ja dallohen nga tregu i përbashkët duke qenë se ajo nuk i mbulon të gjitha fushat e politikës së BE-së: përjashton politikën e përbashkët bujqësore (CAP) dhe politika e përbashkët e Peshkimit; nuk zbaton tatimeve direkte, as nuk kërkon një politikë të jashtme dhe tregtie të përbashkët. Megjithatë, që këto vende të kenë qasje në tregun e përbashkët, duhet të pranojnë lëvizjen e lirë të njerëzve; Ata duhet të kontribuojnë në buxhetin e përbashkët të BE-së; duhet të respektojnë dhe të zbatojnë acquis communautaire dhe rregulloret e lidhura me të, në qoftë se ata duan qasje në tregun e përbashkët, edhe në qoftë se nuk kanë rol në drejtimin e votave.

Për më tepër, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia mund të lidhin marrëveshje dypalëshe me vendet jashtë BE-së, por efikasiteti i këtyre marrëveshjeve varet nga kapaciteti komercial i secilit prej vendeve të referuara në raport me atë të vendeve të treta. Një vend jashtë BE-së është i dobët për të gjetur një marrëveshje fitimprurëse me një vend të madh si Kina për shembull. Të gjitha këto aspekte të Hapësirës Ekonomike Evropiane nuk mund të jenë të kënaqshme për mbështetësit e Brexit dhe për këtë arsye kjo mundësipërjashtohet në qoftë se do të pranohen tre JO-të e mëparshme.

2. Bashkimi Doganor Turqi - BE: Turqia është në një bashkim doganor me BE-në që ka si objekt vetëm disa mallra dhe shërbimet janë të përjashtuara plotësisht. Pra, edhe ky raport me të gjitha veçoritë e tijj mund të mos jetë i përshtatshme për mbështetësit e Brexit, duke qenë se shërbimet janë interesi kryesor i BM.

3. Raporti i BE – Vende Balkanike: Vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë (mbi të cilën gjithashtu ka referuar edhe ministri Gove) kanë marrëveshje asocimi me BE-në me synim anëtarësimin e ardhshëm dhe me të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara në mënyrë të qartë. Këto marrëveshje gjithashtu nuk kanë si objekt shërbimet.

4. Raporte të tjera: Ka edhe marrëdhëniet tregtare me vendet e BE që respektojnë tre JO-të britanike, por në të njëjtën kohë kanë si objekt të saj të të gjitha mallrat dhe në asnjë rast nuk përfshijnë shërbimet financiare.

Marrëdhëniet tregtare që Bashkimi Evropian ka forcuar tashmë me të dyja, qoftë vendet evropiane, ashtu edhe me ato jashtë Evropës, e bën shumë më të vështirë lidhjen e marrëveshjeve tregtare të Britanisë së Madhe me secilin vend, veçanërisht duke pasur parasysh kushtet komerciale që paraqesin fituesit e Brexit. Humbja e Britanisë së Madhe me rezultatin e referendumit të fundit e ka bërë shumë të pasigurtë panoramën politike dhe ekonomike të të gjithë BE-së, e cila reflektohet edhe në tregje. Kjo është arsyeja pse politikanët evropianë kërkojnë një përshpejtim të bisedimeve të BE-së me BM, për të sqaruar një situatë të dëmshme për të gjithë.