Kerkime Shkencore

Kerkime Shkencore

"Askush nuk mund t'u shërbejë dy zotërinjve ..."

TË ADMINISTROSH MË SHUMË SE NJË DREJTUES

Në filmin Office Space - një komedi mbi jetën e punës në një kompani software të viteve nëntëdhjetë - personazhi kryesor Piter Gibons, kishte tetë menaxherëve të ndryshme. Të gjithë, ndoshta jo të vetëdijshëm për realitetin, kalonin nga tavolina e punës së Piterit dhe i thonin se çfarë të bënte. Edhe pse filmi është një satirë, për disa nuk është shumë e ndryshme nga realiteti. Shumë njerëz e dëshmojnë këtë situatë duke u përpjekur të shpjegojnë se duke ditur si të përballeni me menaxherë të ndryshëm, është një aftësi e fortë në organizatat komplekse.

Lexo më shumë

Triniteti i pamundur... në Ekonomi

Triniteti i pamundur është një rregull i thjeshtë me implikime të thella. Ai u zbulua nga ekonomisti fitues i çmimit Nobel Robert Mundell në fillim të viteve '60. Rregulli është se, një vend nuk mund të ketë në të njëjtën kohë një politikë të pavarur monetare, një llogari të lëvizjes së kapitaleve të hapur dhe një taksë fikse këmbimi. Mund të ketë dy nga këto tre kushte. Gjithashtu mund të ketë vetëm një, ose asnjë, në qoftë se doni kështu. Por nuk mund t’i ketë të tre në të njëjtën kohë. Nëse do ta provoni, do të dështoni - tregjet do ta sigurojnë këtë rezultat. Dështimet e tilla (që ndodhin) paraqesin disa nga mundësitë më të mira për fitim. Të kuptuarit dhe të përdorurit e Trinitetit pamundur, bën mrekulli nëse arrini të dalloni kushtet e duhura dhe vendosni marrëveshjet tuaja paraprakisht në lidhje me dështimet e pashmangshme politike të bankave qendrore.

Lexo më shumë