Evente/lajme

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon më 27 shkurt 2019, ora 16.30, seminarin e titulluar: “Italia dhe ëndrra - Hekurudha Transballkanike”.

Do të referojë Rosario Milano nga Departamenti i Shkencave Politike, Universiteti i Studimeve të Barit “Aldo Moro”. Gjithashtu, do të diskutojnë mbi temën Vito Saracino nga Universiteti i Foxhia-s dhe Antonella Biscione, profesoreshë e Fakultetit të Ekonomisë, UKZKM.

Pjesëmarrja është e hapur për studentë, profesionistë të fushave të ndryshme, brenda dhe jashtë kampusit universitar. Në përfundim janë parashikuar ndërhyrje apo pyetje nga pjesëmarrësit.

Veprimtaria do të zhvillohet tek Aula B107 dhe realizohet në kuadër të Ciklit të Dytë të Seminarëve Ndërdisiplinorë UKZKM.