Cikli i trete

Objektivi kryesor i Programit të Doktoratës kërkimore ne Statistikë është përftimi i një përgatitjeje të thelluar në fushën e metodologjisë statistke për aplikime në kontekste dhe probleme të veçanta kërkimore. Veçanërisht, sektorët e interesit i referohen fushave të ndërmarrjes, sociale, ekonomike, informative, biologjike, mjedisore etj. Programi formativ i Doktoratës në Statistikë artikullohet në një fazë parapërgatitore qëllimi i së cilës është të unifikojë nivelin e përgatitjes së doktorantëve përmes frekuentimit të kurseve të avancuara të statistikës metodologjike dhe të aplikuar si: Llogaritje e probabilitetit, Inferenca statistike dhe metodat lineare; Metoda statistike për financën, fushën e sigurimeve; Metoda statistike për administratën publike; Teknikat e kampionimit dhe sondazhet demoskopike; Marketing strategjik dhe operativ; Metoda statistike për marketing. Pjesëmarrja në kurse varet nga një programim i personalizuar i diskutuar me Këshillin e Profesorëve.

Gjatë Vitit të Parë organizohen gjithashtu disa kurse intensive (me të paktën 60 Kredite Formative) me përmbajtje kryesisht metodologjike, që kanë për qëllim të thellojnë përgatitjen bazë për sa i përket argumenteve në vijim: Statistika kompjuterike; Data mining; Web, organizimi i të dhënave dhe cloud computing; Seria historike dhe territoriale; Modele të zhvillimit ekonomik, etj. Këto kurse përmbyllen me një provim përfundimtar.

Viti i dytë i dedikohet thellimit të tematikave specifike me natyrë të zbatueshme dhe metodologjike. Për këtë organizohen seminare ku parashikohet pjesëmarrja aktive e doktorantëve. Është gjithashtu e parashikuar pjesëmarrja e institucioneve të mëposhtme, ku doktorantët mund të zhvillojnë aktivitet kërkimor apo tezën e doktoratës: Ministria e Financave e Republikës së Shqipërisë; Banka e Shqipërisë; Insituti i Statistikave i Republikës së Shqipërisë. Në mes të vitit të dytë, doktoranti përcakton një program kërkimi që zhvillohet nën guidën e një udhëheqësi shkencor përpara se të përgatitet disertacioni i shkruar. Teza mund të trajtojë shumë tema të natyrës teorike, përfshirë këtu edhe ndërtimi i modeleve statistike, si problematikë me interes për institucionet partnere të doktoraturës. Gjatë kësaj periudhe, dhe tremujorin e parë të vitit të tretë, parashikohet aktivitet kërkimor pranë Universitetit të Studimeve të Barit “Aldo Moro”, për të qënë më në kontakt me udhëheqësin dhe për të vijuar kërkimin shkencor.

Viti i tretë (duke nisur nga tremujori i dytë) i dedikohet totalisht punimit dhe diskutimit të tezës finale. Përpara se të diskutohet punimi final, doktoranti duhet të plotësojë këto detyrime: Të realizojë të paktën tre punime shkencore, nga të cilët të paktën njëri duhet të jetë mbajtur në një konferencë ndërkombëtare, e publikuar në “proceedings” me ISBN. Që të ketë publikuar si autor i parë të paktën tre artikuj shkencorë në revista shkencore të njohura. Të paktën një nga këto publikime duhet të botohet në një revistë shkencore ndërkombëtare, me bord Editorial. Të prezantojë para Këshillit të Profesorëve dosjen e plotë, që përmban Tezën Finale të plotë të shoqëruar nga një relacion i udhëheqësit. Pasi ka parë dosjen, Këshilli i Profesorëve ia transmeton Dekanit të Fakultetit vendimin nëse kandidati pranohet apo jo në diskutimin e Tezës Finale të Doktoratës. Nëse vendimi është pozitiv, Këshilli i Profesorëve i propozon Dekanit të Fakultetit edhe përbërjen e komisionit.