Bachelor

Objektivat e programit të studimit

Programi i Studimit në Ekonomi Biznes ka si objektiv të japë njohuri rreth realitetit të ndërmarrjes në aspektet e tij të ndryshme: ekonomike, organizuese, juridike dhe sasiore. Oferta formuese shoqërohet nga një përgatitje e finalizuar drejt analizës, interpretimit dhe marrjes së vendimeve të sipërmarrësve dhe të menaxherëve. Realiteti i sipërmarrjes, studiohet në funksionet që e karakterizojnë në brendësinë e saj, por edhe në lidhje me tipologjitë e ndryshme të sipërmarrjes, në mënyrë të tillë që të vihen në dukje kufizimet dhe ndryshimet që çdo sektor profesional sjell mbi sistemin ekonomik dhe prodhues të vendit, në një këndvështrim ndërkombëtar. Formimi nuk e lë pas dore përgatitjen e profesionistëve të lirë dhe konsulentëve në disiplinat ekonomike. Kontaktet me kompanitë vendase dhe ndërkombëtare u mundësojnë studentëve që të kryejnë praktikat formative qoftë para ose pas diplomimit.

Profili Profesional

Studentët e diplomuar në Ekonomi Biznes marrin njohuri në fushën e menaxhimit, financës, strategjive të biznesit, politikave ekonomike dhe aspekteve të ndryshme juridike të çdo forme biznesi. Në përfundim të studimeve 3-vjeçare, të diplomuarit në këtë fakultet mund të vijojnë me programe të tjera studimi të Ciklit të Dytë dhe të tretë: administrim shëndetësor, marrëdhënie ndërkombëtare, studime evropiane, menaxhim financiar dhe menaxhim risku, organizim dhe drejtim i institucioneve dhe shërbimeve shëndetësore, qeverisje dhe zhvillim territorial, ngritje dhe zhvillim i sipërmarrjeve, Doktoratë në Statistikë.

Mundësitë e Punësimit

Studentët e diplomuar në Ekonomi Biznes kanë hapësira të gjera punësimi, qoftë në struktura private, qoftë në struktura publike. Në strukturat private, mundësitë e punësimit janë në sektorët e financës si: banka, institucionet financiare të investimit dhe kredisë, si dhe në biznese prodhimi dhe shërbimi. Ndërsa në sektorin publik, mundësitë e punësimit mund të shfaqen në sektorët e menaxhimit të fondit publik, sikurse mund të jenë institucionet e tatim–taksave, doganat, si dhe në të gjitha ato struktura shtetërore, që duhet të aplikojnë metodat moderne të menaxhimit të strukturave publike.

Tarifa vjetore – 2.334,00 euro 

Kandidatët, shtetas të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnje - Hercegovinës, që regjistrohen për herë të parë në vitin akademik 2019 - 2020, në vitin e parë të programit të studimit përfitojnë një bursë studimi prej:

 

  •  50% të gjithë tarifës vjetore për programin e studimit në Ekonomi Biznes, kur kanë një notë mesatare të shkollës së mesme nga 9.00 - 9.99, dhe
  •  80% të të gjithë tarifës vjetore të studimit kur kanë një notë mesatare të shkollës së mesme 10.00. 

 

Tarifa e mësipërme përbën tarifën e plotë vjetore dhe studenti nuk paguan asnjë pagese shtesë në rastet kur duhet të mbrojë dhe/ose përsërisë provimin.

 

PLANI STUDIMIT