Bachelor

Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare

Zhvillimi i shtetit demokratik shqiptar dhe i institucioneve të tij, i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe i një politike të jashtme gjithnjë e më aktive, si dhe i procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian (BE), kërkojnë gjithnjë e më shumë njohjen e shkencave politike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe përgatitjen e specialistëve në këto fusha.

Profili Profesional
Studentët e diplomuar në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, marrin njohuri të fushave të ndryshme, sikurse mund të jenë ato juridike, historike, politike, ekonomike. Ata mund të punësohen në institucione dhe organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, qeveritare dhe jo qeveritare që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushat e mësipërme. Si të tilla mund të mund të përmendim organizmat shtetërorë apo të shoqërisë civile që merren me çështjet juridike të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, me aspekte të diplomacisë rajonale dhe ndërkombëtare ose me procesin integrues të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Mundësi Punësimi
Programi i Studimit është i orientuar të përgatisë zyrtarë dhe ekspertë në veprimtaritë ndërkombëtare dhe evropiane, për të kryer veprimtari administrative dhe projekte me karakteristika mbizotëruese ndërkombëtare, veprimtari të analizës ekonomiko-politike ndërkombëtare dhe evropiane, analiza dhe projekte në sektorët e imigrimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, menaxhimi i projektit peace-keeping dhe peace-building, si dhe nxitjen e kulturave socio-politiko-ekonomike italiane jashtë vendit. Formimi me karakter multidisiplinor i siguron të diplomuarit një fleksibilitet të mjaftueshëm për tregun e punës, duke garantuar larmi mundësish punësimi:
- Sektori publik: Ministri, ente vendore (veçanërisht në sektorët që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe çështjet evropiane edhe me vlerë sindakale), Ministria e Punëve të Jashtme (ambasada, konsullata, zyra të tjera), Universitete;
- Zyra, institucione dhe organizata ndërkombëtare dhe evropiane;
- Sektori i tretë: OJQ që veprojnë jashtë vendit;
- Sektori privat: Zyra të kompanive tregtare jashtë vendit, shoqata, kompani multinacionale;
- Qendra kërkimi publike dhe private.

Plani Studimit